Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Mitrovicës, Fatmir Mujka ka thënë për KosovaPress-in, si do t’i dalin në mbështetje të fuqishme protestës kundër demarkacionit me Malin e Zi.
I pyetur për numrin e vogël të qytetarëve, ai ka thënë se qytetarët kanë shkuar edhe në forma tjera, përveç me autobus.
Ka edhe autobusë tjerë që po presin për t’u mbushur me qytetarë, të cilët i bashkohen protestës së sotme.





















