Reshjet e ditëve të fundit dhe ndërtimet pa kriter kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu në zonën e Farkës në Tiranë.
Rrëshqitja e dherave ka ndodhur pak metra mbi Kopshtin Zoologjik, në zonën pranë xhamisë.

Nga rrëshqitja e dherave një pallat rrezikon shembjen. Policia ka ndërhyrë duke zhvendosur prej banesave të tyre 34 familjet që jetojnë në këtë pallat. Përveç këtij pallati rrezikohen seriozisht edhe disa ndërtesa shumëkatëshe të ngritura jashtë çdo kriteri në këtë zonë, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

















