Kjo tokë ka qenë pronë e Komunës dhe nuk dihet procesi se si është bartur në pronë private dhe se ka qenë zonë gjelbëruese, shkruan Gazetametro.net.
Lënda gjendet në gjykata dhe prokurori dhe qëllimi i zyrtarëve të Komunës, sipas banorëve, është që nëpërmes shkeljeve ligjore është shkaktimi i dëmit ndaj qytetarëve dhe pronës publike për përfitime të grupeve të caktuara të interesit.
Dhe kërkojnë nga Prokuroria dhe Gjykata të marrin masat urgjente që shkelësit të dalin para ligjit.
























