• Latest
  • Trending
  • All

Rrënjët e fundit të fashizmit në Ballkan!…

18/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rrënjët e fundit të fashizmit në Ballkan!…

18/03/2015
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Nga Dionis Xhafa
Ballkani dhe ballkanasit nuk janë çliruar ende nga rrymat, qoftë edhe të buta fashiste dhe nga kulti i individit në shoqëri. Me gjithë përpjekjet, në gadishullin ku jetojmë janë të pranishme ngjyresa të ideologjisë fashiste dhe bashkë me të edhe adhurohen njerëzit e ngritur në mit, shpesh edhe ata që kauzën politike e kanë patur të padrejtë. Ka jo pak figura politike në Ballkan, që politikat i kanë patur jo të drejta dhe që për fat të keq ende kanë adhurues, më së shumti për atë se kanë patur pushtet dhe se kanë bërë gjithçka me këtë pushtet, duke mos vlerësuar parime që janë thelbësisht njerëzore.
Admiruesit e Slobodan Millosheviçit
Në vendlindjen e Slobodan Millosheviçit e kanë të vështirë ta besojnë se njeriu nga vendi i tyre, që ka patur fuqi politike për një kohë në ish-Jugosllavi dhe në Serbi, është në fakt një kriminel lufte. Bashkëqytetarë të Millosheviçit, thuajse në të gjithë Serbinë, kanë jo pak simpati për liderin serb. Aq më keq është fakti se rinia serbe e adhuron në masë Slobodan Millosheviçin. Sipas një sondazhi të kryer në mars të vitit 2013, vihej re se Millosheviçi ishte ndër liderët më të pëlqyer nga të rinjtë serbë. Vetë të rinjtë serbë, në të shumtën e tyre adhurojnë liderë gati diktatorial si Vladimir Putin apo Muammar Gaddaffi. Në këtë sondazh, vihej re gjithashtu prirja e rinisë serbe për të adhuruar prijës ushtarakë, madje edhe ata që kanë kryer krime të tillë si Drazha Mihajlloviçi (Arkan). Të adhurosh persona vetëm pse ata janë të nacionalitetit tënd, duke mos llogaritur faktin se ç’kanë kryer ata, është e rëndë. Është mbytëse dhe vetëshkatërruese adhurimi i personit nisur nga përkatësia e tij nacionale dhe jo nga veprimet. Megjithatë, sërish në sondazh, ka dhe anë pozitive. Të rinjtë serbë në masë adhurojnë edhe Zoran Gjingjiç, ish-kryeministrin serb që i bëri oponencë Millosheviçit dhe të vrarë nga bandat që vepronin në Serbi. Gjingjiç rezulton të jetë një nga liderët me parime më demokratike që Serbia ka patur ndonjëherë. Pozitive është edhe vlerësimi i Nikola Teslës, shkëncëtarit të madh serb të elektricitetit. Të tilla figura janë të pastra dhe modele për shoqërinë.
Rasti Haradinaj, nga miti tek racionaliteti
Rasti i Ramush Haradinajt nuk shqyrtohet nga pikëpamja e ndonjë fashizmi të mundshëm, por nga pikëpamja se Haradinaj është  konceptuar si një mit i gjallë në shoqërinë kosovare. Publicisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja në një shkrim botuar në “SudostEuropa” në korrik të vitit 2013-të tronditi opinionin publik, sidomos atë të Kosovës për shkak se akuzonte në shkrim Haradinajn për kryerje të veprave të rënda penale gjatë kohës së luftës, duke thënë se ish-kryeministri kosovar kishte trembur dëshmitarët në gjyqin kundër tij, ose në rastin më të keq i kishte zhdukur dhe ndaj ishte liruar nga Haga. Ajo që cek Lubonja dhe që deri diku ka të drejtë, janë parimet thelbësisht njerëzore se edhe serbët janë njerëz dhe se nuk mund të kryesh vepra penale kundër tyre, aq më pak kundër civilëve që janë të pambrojtur. Sidoqoftë ka një Tribunal që gjykon dhe gjykatës ndërkombëtarë, të cilët e shpallën Haradinajn të pafajshëm. Paçka akuzave të Lubonjës, nëse janë apo jo të drejta, pasi lufta është luftë dhe në të asesi nuk mund të kërkohet pastërti e plotë. Ajo ç’ka vërtetë është për tu vlerësuar tek Ramush Haradinaj është sakrifica e tij dhe e familjes së tij për lirinë e Kosovës. Ajo që me siguri ka dashur të thotë Lubonja në shkrim, është se shqiptarët nuk duhet të ngrenë mite të gjalla, të cilët më pas qeverisin si të duan. Kohët e fundit Haradinaj ka ndryshuar për së miri dhe ndoshta edhe kritikat e kanë bërë atë të reflektojë dhe të ndryshojë. Ai është ulur “me këmbë në tokë”. Në deklarata shpesh bazohet në çështje ligjore dhe në të komunikuar është më racional. Pra, kemi një Haradinaj që nga miti po shkon drejt racionalitetit dhe kjo është një shenjë e mirë.
Serbia jep sinjale për drejtësi   
 
Serbia, më saktë prokuroria e këtij shteti, ajo e cila merret me të dyshuarit për kriminelë lufte, më së fundmi duket se po i merr disa masa për një shtet ligjor. Serbia fashiste e Slobodan Millosheviçit ka nevojë “të zbardhet” dhe të gjitha krimet shtetërore të këtij vendi të mund të zgjidhen. Shteti serb ka burgosur 8 persona, përgjegjës për masakrën e Srebrenciës, një prej masakrave më të mëdha në Ballkan dhe mos më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore. Shteti serb, gjatë një periudhe të saj, më saktë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ka qenë fashist dhe është koha që të mund të bëjë katarsisin e vetvetes. Serbia duhet të çlirohet nga fashizmi i së shkuarës, sistem që ngriti vetë ky shtet. Për tu vënë drejtësia, duhet zbardhur jo vetëm Srebrenica, por çdo masakër e kryer në Ballkan, sidomos kundër civilëve. Në rast se drejtësia nuk vendoset apo ajo vonon (meqë drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar) rrënjët e fashizmit, për fat të keq, do të mbeten gjithandej në Ballkan. Krimi është krim dhe duhet dënuar kushdoqoftë që e kryen atë. Vlerat njerëzore, universale, të drejta, që lidhin njerëzit në veprime të denja jetësore janë e ardhmja e paqtë e një rajoni që ka njohur gjakderdhje, padrejtësi, shtete joligjore dhe shtete totalitare dhunuese.
Previous Post

Shoqëria civile, pavarësia intelektuale, dhe shteti hermetik

Next Post

“Platforma” e Nikoliqit parasheh ndarjen e Kosovës në tri pjesë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Platforma” e Nikoliqit parasheh ndarjen e Kosovës në tri pjesë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.