Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firenze, i akuzuar nga bashkëshortja e tij se e ka dhunuar.
Kjo e fundit, një 36-vjeçare shqiptare, rreth mesnatës, ka telefonuar policinë duke u thënë se, ka pasur një grindje të dhunshme me bashkëshortin e saj, 43-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Karabinierët shkuan në banesën e çitit, ku gruaja u tha se ishte dhunuar nga bashkëshorti, shkruajnë mediat italiane. Në obborin e banesës, ata arrestuan edhe 43-vjeçarin.
Gjatë grindjes së çiftit, në banesë ishin prezentë edhe dy fëmijët, vajza 16-vjeçare dhe një djali 8-vjeç.
Gruaja u tha policëve se, prej kohësh, bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve, kryesisht kur ishte i dehur.
Për shkak se i vinte turp, por edhe e ndikuar nga kërcënimet e bashkëshortit, 36-vjeçarja nuk kishte bërë më parë një denoncim.















