Shfaqet ish i dashuri tashmë i martuar dhe e kërcenonte që të kishin sërish lidhje intime bashkë.Këtë ka deklaruar e reja në gjykatë.
E.L,32-vjeç ka bërë edhe disa muaj burg me akuzën e përndjekjes por përsëri nuk ka hequr dorë nga e reja.Vajza tregon se ka pasur lidhje dashurie me të në moshën 22-vjeçare dhe nuk ishte në dijeni të martesës se tij. Pas 4-5 vite lidhje,pasi ka marr vesh per martesën e tij,ajo i ka dhënë fund lidhjes.
E reja H.E tregon se ai i shkonte cdo ditë në punë dhe e ofendonte me fjalë nga më të ndyrat dhe e kercenonte derisa ajo vendosi t’i drejtohej policisë.
Më thoshte:” Kam bërë burg dhe ti duhet të më japësh lekët për burgun që kam bërë prej teje.Ti nuk ke për tu fejuar se të vras.Lëre punën se nuk ke përse te punosh ti .Nuk donte që unë të punoja”-ka deklaruar H.E në gjykatë.
“Do të të nxij jetën. Nuk do të të lë rehat. Nuk do të lidhesh me asnjë person tjetër”, kanë qenë disa nga kërkesat e tij.















