• Latest
  • Trending
  • All

Rrëfimi i nipit të Zogut: Ari shqiptar gjendej në Londër, ja çfarë morëm kur ikëm nga Shqipëria

13/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrëfimi i nipit të Zogut: Ari shqiptar gjendej në Londër, ja çfarë morëm kur ikëm nga Shqipëria

13/10/2016
in Aktualitet

Skënder Zogu, djali i vëllait të Mbretit Ahmet Zogu, tregon në një intervistë për “Panorama” arsyet pse erdhi në dasmën e Princit Leka II, nëna e Mbretit të Spanjës, Sofia. Pjesëmarrja e saj ka ndodhur pas një takimi pajtimi që Mbreti Juan Carlos pati me Lekën e II dhe kandidaten për bashkëshorte Elian, gjashtë muaj më parë në Monako, në prani në Princit Albert. Ai tregon se një ditë pas dasmës, Kryeministri Rama ka pritur në godinën e qeverisë çiftin princëror dhe të gjithë të ftuarit monarkë, duke organizuar një koktej me këtë rast.

Ju jeni dëshmitar i tri dasmave të bëra në Oborrin Mbretëror shqiptar, atë të Ahmet Zogut, Lekës së Parë dhe Princ Lekës. Si do ta vlerësonit dasmën e fundit?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për dasmën e parë nuk mund të kem një vlerësim, sepse kam qenë i vogël, 5 vjeç, më kanë çuar me motrën në dasmë, kam qëndruar 5 minuta, e pashë mbretin dhe mbretëreshën, dhe kam ikur. Në dasmën e dytë, atë që u zhvillua në Madrid, unë kam qenë drejtuesi i ceremonisë martesore. Por dasma e Princ Lekës ka qenë më e madhja, sepse u bë në tokën tonë, në atdheun tonë dhe merrte një kuptim të plotë si dasmë shqiptare e mbretërisë sonë. Në gjykimin tim, dasma e javës së shkuar ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja.

Çfarë tregon për këtë dasmë prezenca jo e vogël e familjeve mbretërore europiane?

Unë në radhë të parë dua të falënderoj qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin Rama, i cili organizoi një pritje për ne një ditë pas dasmës dhe na nderoi jashtë mase.

Ju priti ju zoti Rama, apo dhe çiftin e sapomartuar?

Jo, jo, priti të gjithë personalitetet e ftuara në këtë dasmë, nga familjet mbretërore priti Princin dhe Princeshën dhe të gjithë personalitetet e ardhura për këtë rast, diplomatë etj. Ai na organizoi një koktej.

Ku u organizua kjo pritje, në Pallatin e Brigadave përsëri?

Jo, jo, në zyrën e tij, në godinën e qeverisë. Vizituam Kryeministrinë, sallën e hartave dhe ishte bërë shumë e bukur. Edhe ai e vlerësoi dasmën dhe tha se “Kjo dasmë i dha vendit një imazh shumë pozitiv”. Ai falënderoi familjen mbretërore, uroi Princin dhe Princeshën për këtë kurorëzim, falënderoi të huajt nga familjet mbretërore që kishin ardhur në Shqipëri.

A kishte ftesë Kryeministri Rama për të ardhur në dasmë?

Po, po, e kam kontrolluar vetë protokollin me Princin dhe ka pasur ftesë për në dasmë.

Ra në sy vetëm prezenca e të djathtëve në këtë dasmë dhe mungonin të majtët, përveç kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, si e shpjegoni këtë?

Unë nuk i pashë të gjithë sepse isha në tavolinën e nderit, por takova zotin Berisha dhe zotin Lulzim Basha që i njoh, por nuk mund të them se a kishte të majtë apo nuk kishte.

Si e vlerësoni prezencën e shumë familjeve mbretërore europiane në këtë dasmë?

Prezenca e përfaqësuesve nga 20 familje mbretërore ishte një nderim shumë i madh për familjen tonë mbretërore, por edhe për vetë vendin. Ata i dhanë një vlerë Shqipërisë. Ky ishte një rast dhe një mundësi për t’i kallëzuar botës se çfarë është Shqipëria. Unë kam folur me shumë princa dhe princesha dhe ata u mahnitën me Shqipërinë dhe me dasmën, dhe më shprehën dëshirën që të vijnë përsëri në Shqipëri. Në dasmë ata u njohën me traditën shqiptare. Kjo ka qenë pika më e fortë e kësaj dasme, që përmes saj e bëmë të njohur Shqipërinë edhe në familjet mbretërore.

Po Mbretëresha e Spanjës, Sofia, çfarë përshtypjesh pati nga dasma dhe Shqipëria?

Para gjashtë muajsh në Monako te Princi Albert u bë një takim miqësor, ku ishte i pranishëm Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia. Qeveria e Juan Carlos­it e detyroi Lekën e Parë të largohej nga Spanja, për shkak të disa problemeve në atë kohë, ishte çështja e Kosovës. Me këtë takim me Princin Leka dhe Elian, Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, bëri një pajtim me familjen mbretërore shqiptare pas largimit të Lekës së Parë. Nuk ishte një takim zyrtar, por ky ishte qëllimi i këtij takimi në Monako. Mbretëresha Sofia ishte shumë e kënaqur që gjendej në këtë dasmë. Më tha që kishte dëgjuar vazhdimisht për Shqipërinë dhe donte të vinte sërish. Përshtypjen më të madhe ma ka bërë ish­Perandoresha e Iranit, Farah Diva, e cila më tha se ju shqiptarët, edhe kur bëni dasma, mbani simbolet e kombit, ju mbani edhe flamurin në dasmë, duke e bashkuar në këtë mënyrë popullin me dasmën. Edhe te ne bëhen dasma, por nuk bashkohet atdheu dhe kombi me dasmën. I thashë se ne kemi vuajtur shumë, na kanë sulmuar nga të katër anët dhe ne në këtë mënyrë festojmë shqiptarizmin. Ajo ka pasur lidhje të ngushta me Mbretëreshën Geraldinë.

Në Tiranë ka një debat për dasmën e Princit Leka, duke e krahasuar edhe me dasmën e Mbretit Zog në lidhje me luksin dhe shpenzimet, kush e ka financuar atë?

Është zoti Julien Roche, i cili bashkë me disa miq të tjerë të familjes mbretërore kanë sponsorizuar për këtë dasmë. Familja mbretërore nuk i kishte mundësitë financiare që ta përballonte këtë dasmë.

Një nga çështjet, që ende ndan shqiptarët në pro dhe kundër Mbretit, është edhe ajo e floririt. Është thënë se Mbreti Zog ka marrë me vete florinjtë kur është larguar nga Shqipëria. Ju keni ikur bashkë me të. Ku është çuar ai flori?

Bashkë me plaçkat e familjes, Mbreti Zog ka pasur me vete ar osmanlli, atë e kam parë me sytë e mi. Edhe unë i kam dëgjuar ato fjalë sikur Mbreti ka marrë me vete 170 kg ar. Si mund të merret 170 kilogramë ar në atë mënyrë? Ari shqiptar ka qenë në Londër. Atje depozitonte rezervën e tij çdo shtet. Kjo vërtetohet me faktin që pas incidentit të Korfuzit me anijen luftarake britanike, Anglia i bllokoi Shqipërisë sasinë e arit të saj në Londër si dëmshpërblim ndaj atij incidenti e që më pas u zhbllokua pas vitit 1990, kur në pushtet erdhi zoti Berisha. Mbreti Zog dhe familja mbretërore ka jetuar me ar osmanlli.

Nga ka ardhur ky ar?

Këtë ar ia ka sjellë Lalë Krosi nga Stambolli prej gjyshit dhe babait të Ahmet Zogut. Me ato para ne kemi jetuar dhe jemi shkolluar. Por në një moment mbaruan dhe ato florinj, sepse jeta në Europë ishte e shtrenjtë. Atëherë Mbretëresha Geraldinë dhe princeshat u detyruan të shisnin stolitë e veta. Po të kishin 170 kilogramë ar me vete, nuk do t’i shisnin, do të kishin mundësi të blinin edhe automobila. Ahmet Zogu nga shteti atë ditë ka marrë vetëm rrogën e vet, që është firmosur nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisë dhe ka ikur. Nuk e di sa ishte rroga./ Panorama- Aristir Lumezi

Tags: edi rama
Previous Post

FOTO/ “Është çun me lek, të çon në Gjermani”, kështu mashtrohen vajzat shqiptare për prostitucion

Next Post

Zbardhen detaje të reja për aksidentin tragjik, si i iku policisë drejtuesi i ‘Benzit’

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zbardhen detaje të reja për aksidentin tragjik, si i iku policisë drejtuesi i ‘Benzit’

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.