Incidenti i parë ka ndodhur në fshatin Kamçisht, kur një 19 vjeçar, Igli Abdurramani, u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrave të tij, shtetaseve H.A, 54 vjeçe; O.A, 27 vjeçe dhe F.A, 23 vjeçe. Veç kësaj, ai iu vërsul edhe dritareve të shtëpisë dhe u theu xhamat.
Incidenti i dytë ndodhi në qytet, në lagjen 18 Tetori, në familjen Kërçuku. Atë e bir u rrahën me njeri-tjetrin dhe përfunduan në Polici me pranga: si Avni Kërçuku, 60 vjeç ashtu dhe i biri, Aleksandri, 31 vjeç. Të dykanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri tjetrit.






















