Basri Shabani, Zëvendës Drejtor rajonal i Policisë për Ferizaj, tha për KALLXO.com se nxënësit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa disa prej tyre janë duke u intervistuar.
“Në Komunën e Kaçanikut ka ndodhur një përleshje mes nxënësve mirëpo nuk kemi të lënduar. Disa prej tyre janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar por asnjë prej tyre nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Shabani.
Sipas tij, ende nuk dihen shkaqet e përleshjes pasi që ende nuk janë intervistuar të gjithë ata që janë dërguar në polici.





















