Nën akuzën e “vjedhjes me dhunë”, dy të rinj në Librazhd janë arrestuar, pasi kanë tentuartë vjedhin kasafortën e komunës e ku më parë kanë dhunuar edherojen.
Të arrestuarit janë Altin Zylali 30 vjeç dhe Aleksandër Zylali, 23 vjeç, me banim në lagjen Nr.1., Librazhd. Dy të rinjtë, tek stacioni i trenit në qytetin e Librazhdit kanëtentuar të vjedhin kasafortën e komunës Qendër të Librazhdit.
Ata fillimisht kanë goditur me mjete të forta rojen e komunës, shtetasin me iniciale I.Rr, i cili mori dëmtime në trup dhe më pas kanë tentuar të vjedhin kasafortën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një leve, një sharrë hekuri dhe një trapan, mjete të cilat ata do ti përdornin për të kryer vjedhjen.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.
















