Arrestohen “maskat” që dhunuan dhe grabitën një çift pleqsh në Drenovë të Korçës, mëngjesin e sotshëm. Grabitësit e armatosur janë: Kostandin Tona, 19 vjeç dhe D.K, 16 vjeç, të dy banues në Korçë.
Policia e qarkut njoftoi se arrestimi i tyre u bë pasi, mëngjesin e sotëm, rreth orës 6.20, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë hyrë të maskuar në banesën e L.M, 74 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe bashkëshortes shtetases K.M, si edhe iu kanë vjedhur atyre, një sasi prej 45.000 lekë të reja.
Në cilësinë e provës materiale, atyre u gjet dhe sekuestrua shuma e mësipërme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.
Shtëpia e dy të moshuarve në Drenovë të Korçs është grabitur mëngjesin e sotshëm me forcën e armëve.
Ngjarja ka ndodhur ën orën 7:00. Grabitësit kanë marrë një sasi parash.
I zoti i shtëpisë deklaroi në Polici se ishin dy persona të armatosur që i kishin dhunuar.















