KultPlus, si organizator i konkursit të poezisë “KultStrofa” i mbështetur nga Komuna e Prishtinës, do të zbulojë një nga një poetët që do të lexojnë në orën letrare “KultStrofa”.
Në konkursin e poezisë “KultStrofa”, të organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, kanë konkurruar rreth 100 poetë nga vise të ndryshme shqiptare si: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Diaspora. Juria profesionale në përbëje të: Ibrahim Kadriut, kryetar dhe Ilire Zajmi e Donika Dabishevci anëtarë të jurisë, kanë përzgjedhë dhjetë poezi, të cilat edhe do të lexohen në orën letrare të “KultStrofa”, ku edhe do të shpallen tre çmime për tre poezitë më të mira të këtij konkursi. Rozafa Shpuza është njëra nga poetet që do të lexoj poezinë e saj në orën letrare “KultStrofa”.
KultPlus, si organizator i konkursit të poezisë “KultStrofa” i mbështetur nga Komuna e Prishtinës, do të zbulojë një nga një poetët që do të lexojnë në orën letrare “KultStrofa”. Ky konkurs është mbështetur edhe nga artisti shqiptar Rrezeart Galica

















