Drejtori i OJQ Ballkan Sunflower Kosova, Muhamet Arifi tha se pas regjistrimit të popullsisë kanë parë që njerëzit nga këto komunitete jetojnë vetëm 55 vjeç dhe se gjendja e tyre sociale më së miri mund të paraqitet përmes mediave, pra përmes filmit.
Arifi: Mediet, qasja ma e mirë një problem.
“Ky projekt, është viti i tretë i një projekti më afatgjatë… faza e parë e projektit ka qenë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë, dhe kemi parë që romët, ashkalinjët dhe egjiptianët , që jetëgjatësia është dikun 55 vjeç… kemi bo hulumtime të ndryshme relevante, kemi intervistu disa persona të ndryshëm… hapi i dytë ka qenë me prodhu një film.. Këto tri komunitete fatkeqësisht edukimi, braktisja e shkollës, shkrim -leximin e kanë shumë të dobët, nuk lexojnë nuk dinë.. edhe mediet janë qasja ma e mirë për me pa një problem… edhe zyrtarët qeveritarë me pa që këta njerëz kanë probleme…”, tha Arifi.
Ndërsa Suzana Balaj nga SOLIDAR SUISSE, tha se projekti ka për qëllim sigurimin shëndetësor të ashkalinjëve.
Balaj: Fuqizimi i shoqërisë civile
“Sigurimin e shëndetësor, fuqizimin e shoqërisë civile, dokumentari I paraqet nevojat dhe mungesat e ashkalinjëve”, tha ajo.
Nga hulumtimet që janë bërë në bazë të këtij projekti ka rezultuar se: Jetëgjatësia e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptase është më e shkurtër se 60 vjet, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 70.05vjet; shkaqet kryesore të vdekjes në mesin e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptase janë: sulmi, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare; shumica e familjeve rome, ashkali dhe egjiptase nuk i përmbushin rekomandimet e dietave. Dieta e dobët është një faktor kontribues për shëndetin e dobët dhe jetëgjatësinë e shkurtër dhe egjiptianët, romët dhe ashkalitë pothuajse nuk e shfrytëzojnë asnjë shërbim prezentiv të kujdesit shëndetësor.
Sipas këtij hulumtimi ekzistojnë gjithashtu kufizime serioze në shfrytëzimin e shërbimeve të kurimit.
Kostoja e trajtimit dhe ilaçeve se bashku me largësinë, për në ambientet e kujdesit shëndetësor në disa lokalitete janë pengesat më të mëdha për shfrytëzimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.





















