• Latest
  • Trending
  • All

Roli i idolit në jetën tonë

02/08/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Roli i idolit në jetën tonë

02/08/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Diçka për veten time dhe tuajën:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në gjysmë finalen e Wimbledon-it të vitit 2006, tenistja belge Justine Hénin-Hardenne e filloi lojën pa asnjë shpresë për fitore. Luante dobët dhe ishte kafshatë e vogël e kundërshtares. Diku pas gjysmës së lojës ndodhi mrekullia. Hardenne e mori veten dhe shkëlqeu, e cila gjë ia siguroi fitoren për në finale.

Por, çka ndodhi që e shtyri Hardenne-n, këtë vajzë të re, që të këndellej, të merrte vullnet e fuqi dhe ta fitonte lojën? Në intervistën e saj, pas lojës, Hardenne e tregoi shkakun. Në një moment kur Hardenne po kryente shërbimin, i kishte shkuar shikimi në publik ku e kishte vërejtur një njeri të pazakonshëm. ‘Athua është ai?’ – e kishte pyetur veten. E kishte shikuar disa herë derisa ishte vërtetuar se njeriu ishte mu Ai që kjo mendonte.

Njeriu në publik ishte Peirce Brosnan, aktori i njohur britanik, i cili njihet më së shumti për rolin e James Bond-it. “O Zot, a është e mundur që Brosnan ka ardhur të më shoh mua?” e kishte pyetur veten Hardenne e cila vazhdoi të deklaronte:’Brosnan është idoli im. Dhe, kur e pashë atë në tribunë, thashë me vete që unë kam vlerë dhe jam dikushi e cila gjë më dha zemër dhe forcë, dhe si rezultat, e fitova lojën.’

Justine Hénin-Hardenne vuri në pah një gjë shumë të rëndësishme: idolin. Idoli në jetën e njeriut ka rol shumë të rëndësishëm pasi që është caku ku dëshirojmë të arrijmë apo shembulli se kush dëshirojmë të jemi. Idoli është fuqia që na shtynë të lëvizim përpara dhe të arrijmë diçka në jetën tonë.

Gjatë dekadës së fundit mua më ka ndodhur shpesh që t’i pyes të rinjtë tanë se kush është idol i tyre. I kam pyetur studentët e aktrimit dhe aktorët, poetët, shkrimtarët, gazetarët, sportistët dhe një varg tjerësh. Në shumicën e rasteve kam marrë përgjigjen: askush. Me fjalë tjera, një pjesë e madhe e rinisë sonë, sipas përshtypjes sime, nuk ka cak. Udhëtojnë pa busullën. Pra, nuk dëshirojnë të bëhen si ‘dikush’ në profesionin e tyre.

Në rininë time ka qenë ndryshe. Të gjithë e kishim dikën që e kishim cilësuar si cak që dëshironim ta arrinim. E kishim dikën idol që na inspironte. Ata ose ato zakonisht ishin personalitete të mëdha botërore të artit apo kulturës. Unë për vete i kam patur disa. I ndërroja varësisht nga mosha e rinisë. Ta zëmë, në moshën 16 deri 17 vjeçare idoli im ka qenë James Dean. Kjo është arsyeja që i kam postuar këto dy fotografi ku shihet pamja dhe inspirimi im i asaj kohe që janë nga viti 1976 apo 1977. Jam munduar të dukem dhe të sillem sikur ai. Dy gjëra kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë, karakteristikë e James Dean-it: Stili i flokëve dhe shikimi. Në këto dy fotografi jam munduar t’i kopjoj këto dy gjëra. Siç po e shihni kam dështuar plotësisht për shkak se unë nuk dukem aspak sikur James Daen. Më mungojnë që të dy karakteristikat. Megjithatë, e kam provuar dhe nuk pendohem. Kam edhe fotografi tjera të kësaj natyre ku dështimi im është edhe më transparent por nuk i postoj për shkak se nuk e shoh të arsyeshme që ju të argëtoheni me momentet e naivitetit tim adoleshent.

Ju nuk keni ide se sa shumë mundime është dashtë të bëhen në mënyrë që unë të dukem kështu. Për ta arritur këtë stil të flokëve, pra alla James Dean, i lidhja flokët me shami për të krijuar formën e dëshiruar. Me orë të tëra qëndroja para pasqyrës ku e ushtroja shikimin, poashtu alla James Dean. E ushtroja edhe mënyrën e të folurit në anglisht duke u bazuar në filmat e tij. E folmja ka qenë e lehtë pasi që dialogjet e James Dean-it janë kryesisht të shkurta dhe shpesh të kota. Megjithatë, ai nuk flet shumë dhe kjo e lehtësonte këtë pjesën e të folurit. Këtë punë e bëja fshehtas në shtëpi se po të hetosha me siguri do të më qonin te hoxha apo ndonjë falltore për ndonjë hajmali se atëherë psikiatri a neuropskiatri nuk kanë qenë të popullarizuar sikur sot. Natyrisht që këtë veprim timin të imitimit sot e shikoj si akt qesharak të një adoleshenti mendjelehtë, dhe e kujtoj pak si me turp, por ky kam qenë unë në këtë moshë. Sot e kuptoj që sa guxim të madh apo vetbesim duhet pasur për të aspiruar dukjen (imazhin) e dikujt që qëndron në majën e Holivudit. Ky vetëbesim është pak frikësues sidomos kur vjen nga dikush që është nga një qytet tejet provincial dhe në fund të botës siq ka qenë atëherë (Gilani) dhe siq vazhdon të jetë edhe sot (Gjilani).

Natyrisht, me kalimin e kohës i kam ndërruar synimet dhe shembujt që mendoj se më kanë shtyrë përpara. Por, gjithmonë idoli im ka ekzistuar në letërsi, gazetari, filozofi, histori dhe shkenca juridike e politike të cilat i kam studiuar. Kam dashtë të bëhem si dikush në këto fusha. Nuk është fjala këtu për kopjim dhe e kanë shumë gabim ata që thonë: bëhu vetja jote. Në këtë aspekt ose dështojmë të bëhemi si dikush ose e arrijmë por ekziston mundësia që edhe ta tejkalojmë cakun. Por, ndikimeve nuk mund t’ju ikim kurrsesi. Ne, në fakt, kurrë nuk mund të bëhemi si dikush. Por, duke u munduar të bëhemi si dikush, e krijojmë vehten tonë.

Unë edhe sot dëgjoj/lexoj aktorët, shkrimtarët apo shkencëtarët e mëdhenj botëror që thonë se do të kishin shumë dëshirë ta kishin luajtur rolin, sikur ai tjetri aktor apo ta kishin shkruar ndonjë punim shkencor ose roman, sikur ai tjetri profesor apo novelist. Këto janë gjëra që nuk i dëgjoj kurrë në mesin tonë, sidomos te të rinjtë. Ma merr mendja që sot te shqiptarët edhe Zoti me zbrit nuk i bënë kujt përshtypje.

P.S. Allahile a di kush naj sen për Kallashin? Edhe ajo është goxha nifar idol i forte. Moti skemi ni për to dhe nëse i ka ba vaki naj sen, ma mirë mos um kallxoni.

 

Previous Post

Ne emigrantët , jetimët e mëdhenj

Next Post

Penelopa e bukur greke deklaron se është shqiptare

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Penelopa e bukur greke deklaron se është shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.