Modelja ukrainase Daria Kiriliuk, 24-vjeç pretendon se ajo ishte rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në vendpushimin turk Cesma. Si provë, ajo postoi një fotografi të veten të mbuluar në gjak, ndërsa thotë se veç saj janë dhunuar dhe i dashuri, dhe miq të tjerë të saj.
“Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, shkroi ajo në Instagram.
Nga ana tjetër, menaxherja e resortit ku pushonte modelja ka hedhur poshtë ak uzat. Kiriliuk pretendon se këto janë gënjeshtra, pasi dhe fotot që postojnë nuk janë realizuar në resortin e tyre.
“Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, pretendon ajo.
Postimi i saj u pëlqye nga 117 mijë njerëz, gjë që është interesante duke marrë parasysh që ajo ka gjithsej 120 mijë ndjekës.























