Elsie ka postuar një fotografi të një bime e quajtur ‘Dioscerea balcanica’ e cila është mbjellë në Kopshtin Botanik të Berlinit, para 90 viteve e ardhur nga Shqipëria.
“Ja një zbulim i vockël albanologjik: Dioscerea balcanica, në Kopshtin Botanik të Berlinit (Gjermani). Kjo bimë u mblodh në Shqipëri nga botanisti gjerman Friedrich Markgraf (1897-1987) rreth viteve 1924-1928 dhe mbijetoi Luftën e Dytë Botërore ‘nëntokë’ për shkak të rrënjëve të saj të thëlla. Ndodhet ende në Kopshtin Botanik, nëntëdhjetë vjet më vonë”, ka shkruar Elsie.























