• Latest
  • Trending
  • All

Rizbulimi i britanikut që e fshehu Shqipëria komuniste

21/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rizbulimi i britanikut që e fshehu Shqipëria komuniste

21/06/2016
in Lajme

  “Aubrey Herbert, Albania’s Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania, Diaries and Papers 1904–1923”,  Bejtullah Destani e Jason Tomes. I.B. Tauris, Londër 2011

 Nga Samuel Foster

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në “Albania’s Greatest Friend”, Bejtullah Destani dhe Jason Tomes kanë gërshetuar ditarët dhe dokumentet prej vitit 1904 deri më 1923 të udhëpërshkruesit, deputetit dhe diplomatit Aubrey Herbert në një vëllim të vetëm. Herberti kishte mbetur pa të drejtë jashtë narracionit zyrtar historik të sanksionuar të Shqipërisë nën regjimin e Enver Hoxhës, andaj qëllimi i librit është që autorit t’i kthehet nami i merituar si avokat britanik i kauzës kombëtare shqiptare – si “çifligar, aristokrat dhe konservator”.

Si kombi dhe populli për kauzën e të cilën ishte flamurtar, Aubrey Nigel Henry Molneyx Herbert mbetet figurë relativisht e panjohur historike, jeta e të cilit ka mbetur në hije të sojit të tij dhe të të njohurve të tjerë. Lindur në një familje të kamur aristokrate më 1880, vëllai i tij më i madh prej anës së babait, George Herbert, kishte zbuluar dhe hapur bujshëm varrin e Tutankhamunit me Howrd Carterin më 1922, derisa motra e tij më e vogël, Laura, ishte martuar me autorin Evelyn Wugh më 1937.

Duke shërbyer si diplomat, oficer i inteligjencës ushtarake dhe si deputet konservator nga vitit 1911 deri në vdekje, në rrethin e miqve të afërt të profilit të lartë të Aubrey Herbertit bënin pjesë edhe T. E. Laurence, Raymond Asquith, Hilaire Belloc dhe autori John Buchan. Në një biografi të vitit 1983 të shkruar prej mbesës Margaret Fitzherbert, pretendohet se karakteri i Sandy Arbuthnotit, protagonist në shumë prej romaneve të Buchganit, përfshirë edhe “The Thirty-Nine Steps and Greenmantle”, ishte frymëzuar prej eksplorimeve të Herbertit.

Fakti se ishte verbëruar krejtësisht nga fundi i jetës, i bën edhe më mahnitëse arritjet e tij. Me parathënien e shkurtër prej Noel Malcolmit, hyrjen e Tomet dhe epilogun me pak fjalë, vëllimi është ndarë në katër kapituj kryesorë. Pjesa e parë përshkon përjetimet e para të Herbertit dhe interesimin në rritje për Shqipërinë dhe “Turqinë evropiane”, teksa po punonte për Ambasadën Britanike në Stamboll, dhe si “gazetar i herëpashershëm” dhe shkrimtar derisa do të zgjidhej deputet për Somersetin Jugor më 1911 dhe shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike në tetorin e vitit 1912.

Pjesa e dytë përfshin fillimin kaotik të Shqipërisë së pavarur, ndikimin edhe pasojat e Luftës së Dytë Ballkanike, punën e Herbertit për ideologjinë e Komitetit të përçarë shqiptar dhe lobimin e tij të suksesshëm për Shqipërinë e pavarur. Gjithashtu hedh dritë mbi fronin e princit gjerman, Wilhelmi i Wiedit, si sovrani i ri hezitues, në pjesën më të madhe larg vendit, më 1914 (rol që Herbertit i ishte ofruar dhe hedhur poshtë dy herë më 1911) dhe kauzën e Herbertit në emër të shqiptarëve në kohën e luftërave. Qysh kishte ndodhur edhe me lobisten tjetër britanike proshqiptare, antropologen Edith Durham, përshkrimet e Herbertit krimeve të kryera prej forcave serbe, malazeze e greke kishin nxitur kritika në mesin e përkrahësve britanikë të këtyre shteteve para dhe pas Luftës së Parë Botërore.

Pjesa e tretë vë në pah shërbimin e Herbertit në kohë lufte si oficer i inteligjencës ushtarake në Kajro, që nuk ishte i zoti ta kryente detyrën si duhej për shkak të paaftësisë së tij. Pas Galipolit e tutje vazhduan përpjekjet e tij në emër të kauzës shqiptare nëpërmjet punës si zyrtar i ngarkuar me ushtrinë italiane dhe me “detyrat” jozyrtare që kishte marrë përsipër për punët që lidheshin me Shqipërinë, kinse me aprovimin e Ministrisë së Jashtme britanike. Puna e tij e lidhi edhe një herë fort me politikat rajonale ballkanike dhe shqiptare, meqë ishte përpjekur të ndihmonte të negociohej një marrëveshje e favorshme pas luftës, dhe që të përmirësohej imazhi ndërkombëtar i shtetit të vogël. Në mesin e ideve të tij të shumta ishte edhe përpjekja për krijimin e një regjimenti vullnetar shqiptar në ushtrinë italiane.

Pjesa e fundit shpalos vitet e tij të fundit në fillim të periudhës ndërmjet luftërave. Duke mos iu ndarë asnjëherë punës dhe lobimit në parlament (me rezultate të përziera), hera e dytë kur Herbertit arriti kulmin në përpjekjet e tij erdhi në fund të viteve 1920. Bashkë me lordin po aq të njohur, Robert Cecil, një prej arkitektëve dhe avokatëve të shquar të Lidhjes së Kombeve, ishte së paku pjesërisht meritor për pranimin e Shqipërisë në këtë organizatë më 1920. Vëllimi përfundon me një epilog fjalëpakë që përmbledh trashëgiminë dhe nderimin e madh që Shqipëria ia bëri më 2002.

Destani dhe Tomes meritojnë të lavdërohen për mbledhjen e një koleksioni të tillë mbresëlënës dhe përmbajtjesor të burimeve të para nga një gamë e institucioneve, përfshirë Arkivin Kombëtar Shqiptar në Tiranë. Mungesa e ndonjë harte që ilustron shtegtimet e ndryshme të Herbertit, megjithatë është njëfarë tradhtie për presupozimin që lidhet me përmasat e njohurive gjeografike e historike të lexuesit për Evropën Juglindore. Me trajtimin e këtij subjekti me admirim të theksuar, hyrja e Tomes është e sinqertë kur vlerëson të cenet e vogla.

Jashtëzakonisht ekscentrike, qasja komprometuese e Herbertit, dhe dyzimi i vizionit arkaik dhe trashëgues i politikës britanike asnjë nuk ia doli ta shndërronte tamam në politikan efikas e të regjur. Gjithashtu duhet thënë se qysh ka ndodhur edhe me shumë bashkëkohës, ndjenjat e tij proshqiptare ishin të lidhura rrënjësisht, me admirimin e tij pa asnjë fije kritike për kulturat turke e italiane. Vdekja e tij e parakohshme në mënyrë tragjike prej infektimit më 1923 ia ruajti këtë pamje romantike prej njollave të zhvillimeve politike dhe shoqërore të viteve njëzet e tridhjetë.

Fundja, lexuesit mund t’i krijohet përshtypja se gjithëpërfshirja e burimeve të tilla të shumta do të mund të përdoreshin më mirë si një monografi historike sesa si koleksion i botuar dokumentesh. Një formë alternative e prezantimit do të ishte thellimi në një analizë më thukët përtej kapitullit të përgjithësuar në hyrje të Tomet, si dhe një vrojtim më të sertë të titullit me përcaktimin e kohës së ngjarjeve. Pavarësisht të gjithave. “Albania’s Greatest Friend” ofron një pikë të rëndësishme reference për këtë periudhë fort të lënë pas dore të historisë së Ballkanit.

 

Autori është profesor në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar. Përktheu: Rexhep Maloku

Folegjenda: Aubrey Herberti, pa të drejtë kishte mbetur jashtë narracionit zyrtar historik të sanksionuar të Shqipërisë nën regjimin e Enver Hoxhës, andaj qëllimi i librit është që autorit t’i kthehet nami i merituar si avokat britanik i kauzës kombëtare shqiptare – si “çifligar, aristokrat dhe konservator”

 

 

Tags: edi rama
Previous Post

Ambasadori francez në Tiranë: Euro 2016 ndryshoi imazhin e Shqipërisë

Next Post

“AS” për Kuqezinjtë: Bijtë e luftës në Europian

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“AS” për Kuqezinjtë: Bijtë e luftës në Europian

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.