• Latest
  • Trending
  • All

Riza Halimi: Diskriminimi po nxit spastrimin etnik

03/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Riza Halimi: Diskriminimi po nxit spastrimin etnik

03/09/2014
in Aktualitet, Lajme

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh deputet në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, është shprehur i zhgënjyer me qeverinë e re të këtij shteti.

Ai e ka kritikuar qeverinë e re të Serbisë se nuk po bën asgjë për ta ndalur diskriminim e vazhdueshëm të shqiptarëve të Luginës se Preshevës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në një bisedë për “Epokën e re”, Halimi ka bërë me dije se kjo qeveri kishte dhënë deklarata optimiste, por deri më tani nuk ka bërë asgjë konkrete. “Ne kemi pritur të ketë ndryshime, sepse ka pasur disa deklarata që shtonin optimizmin se do të ketë diçka më ndryshe. Deri më tani nuk ka ndonjë dallim nga politikat diskriminuese të deritanishme ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Halimi. Ai ka treguar se migrimet e shqiptarëve në këtë pjesë janë të një intensiteti më të lartë se kurrë më parë. “Situata e tashme e shqiptarëve është më vështirë se në të kaluarën. Migrimet janë në intensitet shumë më të lartë se në të kaluarën. Menjëherë pas luftës kemi pasur lëvizje të mëdha në drejtim të Kosovës, tash kemi shkuarje masive në drejtim të Evropës. Kjo po reflektohet në radhë të parë te numri i nxënësve nëpër shkolla. Faktikisht në tre-katër vjetët e fundit numri i nxënësve është përgjysmuar”, është shprehur ai, duke shtuar se një pastrim etnik në pjesën e fshatrave malore të Komunës së Medvegjës është kryer në vitin 1999, me ardhjen e forcave ushtarako-policore që ishin më parë të angazhuar në Kosovë. “Pastrimi etnik është pasojë e politikës diskriminuese të Beogradit, vetëm se tash bëhet me metoda shumë më perfide sesa në kohën e Millosheviqit”, ka vlerësuar Halimi. Sipas tij, migrimet e tanishme janë më të rrezikshme, sepse ato po bëhen në kërkim të gjetjes së perspektivës për jetë më të mirë. “Mirëpo kjo tash është edhe më e rrezikshme, sepse tash po bëhet për shkak të mungesës së perspektivës për një jetë normale. Pas vendosjes së kufijve me Maqedoninë dhe Kosovën, është rënduar gjendja ekonomike e shqiptarëve. Problemet e mëdha në qarkullimin e njerëzve, mungesa e vendeve të punës dhe mosnjohja e diplomave përbëjnë disa faktorë të rëndësishëm të cilët bëjnë të mbyllet perspektiva për shqiptarët e kësaj ane”, ka deklaruar Halimi.

Deputeti shqiptar i ka ftuar Qeverinë e Kosovës, atë të Shqipërisë dhe faktorin ndërkombëtar, të ndërmarrin diçka në këtë drejtim. “Pa një aktivitetet të Qeverisë së Kosovës, asaj të Shqipërisë si dhe faktorit ndërkombëtar, për të bërë diçka në këtë drejtim, një situatë e tillë çfarë tash mbizotëron, do të linte pasoja për një periudhë relativisht të shkurtër”, ka theksuar Halimi.

Por për këtë gjendje të rëndë ai i ka fajësuar për mosunitet edhe përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Halimi ka thënë se këtë përçarje të faktorit shqiptar është duke e shfrytëzuar Beogradi. “Pushtetet lokale janë ato që kanë kompetenca të kufizuara, por edhe atyre në pjesë të caktuar shumë gjëra u imponohen nga Trupi Koordinues. Këshilli Nacional është mjaft i ngushtuar edhe prej Ministrisë së Arsimit, por edhe prej pushteteve lokale. Këtu vijnë në shprehje përçarjet e shqiptarëve. Një pjesë atje nuk njeh Këshillin Nacional, nuk i njeh deputetët. Pra, ka interes vetëm te pushteti lokal. Kështu që, edhe këtë e shfrytëzon Qeveria në Beograd për të thënë se nuk kemi partnerë seriozë, sepse shqiptarët janë të përçarë. Në anën tjetër, thonë se shqiptarët i kanë të zgjidhura të gjitha problemet dhe problemi i vetëm është se ata nuk duan t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua ofron dhe siguron Serbia”, është shprehur Halimi.

Problemi i arsimit është i vjetër 

Deputeti shqiptar, Riza Halimi, ka kritikuar qeverinë serbe edhe për mospërmbushje të kërkesave të shqiptarëve në fushën e arsimit. Ai ka deklaruar se nxënësit shqiptarë edhe këtë vit shkollor e kanë filluar pa tekste mësimore për shumicën e lëndëve. Sipas tij, ky problem daton prej viteve ’90-ta dhe ende Qeveria e Serbisë nuk ka gjetur vullnet për ta zgjidhur këtë çështje. “Faktikisht, në fushën e arsimit, sikurse në vitet e kaluara, situata nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Është e qartë se mungojnë një numër i madh i teksteve qysh në klasat e para të fillores. Madje mungesa më të mëdha ka për klasat e larta, ndërsa në shkollat e mesme nuk ka asnjë tekst të siguruar. Ky problem ekziston që 24 vjet dhe ka të bëjë me atë kohën e viteve 1990-1991, kur u acarua raporti në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas ndërhyrjeve të dhunshme dhe ndryshimet kushtetuese”, është shprehur Halimi.

Ai ka treguar se prej asaj kohe e deri më sot disa herë është tentuar t’i gjendet zgjidhje këtij problemi, por ka munguar vullneti i qeverisë serbe për ta bërë një gjë të tillë. “Në anën tjetër, kemi trumbetimin edhe të kryeministrit dhe të ministrit serb të arsimit që vizitoi Bujanocin se, faktikisht, ata i kanë siguruar tekstet. Kjo është një hedhje pluhur syve më tepër karshi faktorit ndërkombëtar, a në realitete gjendja nuk ka ndryshuar”, ka theksuar Halimi.

Previous Post

Ilirianët!

Next Post

Verifikimi i veteranëve të UÇK-së nuk përfundon as në shtator

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Verifikimi i veteranëve të UÇK-së nuk përfundon as në shtator

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.