Në fotografitë që ka postuar Drenori në facebook, shihet se ata së bashku kanë marrë pjesë në pastrimin e qendrës së qytetit.
“Me Thjeshtësinë (dikur Shkelqësinë) e Tij, Kryetarin Lladrovci, kolegët nga Kuvendi Komunal, Vehbiun, Sokolin dhe shumë vullnetarë nga Institucione të ndryshme në Drenas, shënuam me pastrim të (pak) mbeturinave në qender të Drenasit, ditën ndërkombëtare të tokës, 22. Prillin”, ka shkruar Drenori në facebook.























