• Latest
  • Trending
  • All

Ritvan Reka, Gjoba e parkingut e bëri avokat dhe drejtues të kompanisë së tij avokatore

06/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Ritvan Reka, Gjoba e parkingut e bëri avokat dhe drejtues të kompanisë së tij avokatore

06/09/2016
in Udhetimi im

Është ndjenjë e trishtë kur gjen një gjobë në xhamin e makinës, aq më tepër kur mendon se e ke marrë pa të drejtë. Për shumëkënd ajo gjobë harrohet shpejt, por mund të jetë mbase rast unik; që një gjobë parkingu të shtyjë drejt një ëndrre të madhe; mbrojtja e së drejtës, shqip; të të bërit avokat.
Ritvan Reka e kujton atë moment që ishte një prej atyre pushimeve të vogla në udhëtimin e tij drejt suksesit.
Ishte vetëm 15 vjeç kur u gjend në Britaninë e Madhe, tepër i vendosur për të shfrytëzuar “shkollimin britanik” dhe kurrsesi të ishte pjesë e turmës, e atyre të rinjve që dëshpërimisht kërkonin punë, çfarëdo qoftë ajo (shpeshherë edhe të detyruar për shkak të kushteve në mëmëdhe).
Kishte plane më afatgjate, por akoma nuk ishte kristalizuar ideja e tij, apo më saktë akoma nuk e kishte marrë gjobën e makinës…
Në vitet e para këtu në Britani, Ritvani ka qenë i fokusuar në studimet e tij fillimisht në Eilsder High School, në të cilat mori mësimet e para të gjuhës angleze e më pas në Uxbridge College për rreth një vit, ku ka qenë një prej nxënësve më të dalluar të kolegjit.
Ritvani ka pasur një larmishmëri të madhe mundësish e eksperiencash të cilat edhe pse ishin një sukses për të, kurrë nuk kanë qenë të mjaftueshme. Provoi disa profesione ku arriti disa karriera në fusha të ndryshme, por kurrsesi nuk ishte ajo çfarë donte. Thjesht i shërbyen atij për të parë se në ç ‘fushë ai e gjente veten. Gjithnjë e më shumë ideja e tij për të qenë mbrojtës i së drejtës e për të ngritur zërin aty ky e drejta shkelej, duket se filluan ta drejtonin rrugën e të ardhmes së tij.
Karriera e tij nisi si një procedurë e thjeshtë ligjore, kundrejt një bilete parkimi e dhënë me të padrejte. Ishte pikërisht kjo biletë që Ritvani do ta ankimonte, që e drejtoji dëshirën e tij të së ardhmes: të mbronte të drejtën. Ky ishte hapi i parë që hapi kureshtjen e Ritvanit për të drejtuar veten e tij drejt rrugës së ligjit.
Pas përfundimit të kolegjit, Ritvani diplomohet në vitin 2013 me “Honor Degree on Law”. Gjate viteve te universitetit, ai ka pasur eksperienca të njëpasnjëshme pune por ai vë theksin tek puna me “Youth Support Service”. Për këtë eksperience Ritvani shprehet se ka qenë oguri më i mirë për të ardhmen e tij dhe se eksperienca aty, jo vetëm e formoi me shumë në fushën e tij, por dhe i bëri të mundur që aplikimet e tij tanimë të jenë me prestigjioze se më parë.
Puna në “Youth Support Servicesi dhe “Citizen, Advice Plural” ka qenë eksperienca që ia ka bërë dhe më të qarta drejtimin e tij se në cilën fushë të ligjit do të vazhdonte. Në qershor të 2014, pas një aplikimi për një vend në profesionin e tij fiton vendin e punës si Law Advicer .
Po, kjo ishte ajo çfarë kërkonte. Kontakti i me klientët e shumtë, kryesisht shqiptarë, bëri që ai të përkushtohej në fushën e emigracionit.
Ishte një punë që e plotpërmbushte, një punë e cila çdo ditë ishte e ndryshme, njerëzit, problemet, rrethanat ishte gjithnjë e më interesante. Ritvani shprehet se: “ Çdo çështje është unike dhe personat që marrin vendimin gjithashtu.”
Ishte eksperiencë nga më të bukurat dhe ishte shumë i suksesshëm. Shpërblimi më i madh i punës së tij, ishin fytyrat e lumtura të klientëve, emocionet e tyre të mëdha kur u tregonte se kishin fituar. Duke punuar si avokat në atë firmën ligjore pa që radha e madhe e emigrantëve shqiptarë s vinte dhe shtohej, madje më shumë se asnjë kombësi tjetër dhe të gjithë kërkonin Ritvanin.
“Të punosh për të tjerët ke shumë kufizime dhe nuk mund të ofrosh atë shërbim që dëshiron ta japësh. Shpesh herë fundoset pamëshirshëm thënia se klienti ka gjithmonë të drejtë”- thotë Ritvani.
Ky ka qenë edhe shqetësimi i tij që e shtyu drejt një hapi tjetër, që të kishte diçka të tijën, që të mos jetë më “nën tutelën e bosit”, që përcakton edhe kohën që duhet t’i përkushtohesh klientit.
Mendoi për një kohë të gjatë. Ishte momenti për të vendosur për një tjetër stacion të udhëtimit drejt suksesit të tij. Po. Duhet marrë fund koha kur “bosi” vetëm firmoste dhe e gjithë puna bëhej prej tyre. Ishin ato momente kur guximi mbizotëron mbi mëdyshjen, kur prevalon bindja se suksesi do të ishte në anën e tyre.

Së bashku me kolegun e tij Daniel Gillard themeluan Metro Immigration. Ata kanë klientë të të gjitha kombësive dhe çdo ditë radhët e tyre po shtohen. Nuk është aq keq tek shikon një shqiptar, të ardhur prej disa vitesh këtu, që përfaqëson një anglez të lindur rritur dhe edukuar këtu… që i mbron të drejtat e tij.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Ritvan Reka tashmë kishte diçka të tijën, që e nxit çdo ditë që të arrijnë sukseset e njëpasnjëshme. Sfidë është përditësimi me ligjet që ndryshojnë shpejt. Janë ato suksese që i ndriçojnë rrugën, që shtojnë bindjen në atë që kishte zgjedhur. Përkushtimi dhe dedikimi për më të mirën e çuan në këtë stacion të udhëtimit të tij, por që ai me krenari përmend edhe vlerat e trashëguara. Me nostalgji e kujton atdheun, që thotë që është gjithçka për të dhe shprehet se nuk mund të ketë vend më të bukur sesa mëmëdheu. Ai shprehet se është shumë krenar me arritjet e shqiptarëve të Britanisë, që ndonëse kanë pak vite këtu, kanë arritur të integrohen me dinjitet në shoqërinë britanike dhe madje të korrin shumë suksese dhe shumë modest thotë, se ka mjaft shqiptarë që janë model, shembull sidomos për brezin e ri.

Gentiana Pallaveshi

Tags: edi rama
Previous Post

Simulim 3D i rrëzimit të avionit në Shkup (Video)

Next Post

Mirela Sula: “Mirë se erdhe në Londër, por mos u merr me shqiptarë”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Mirela Sula: “Mirë se erdhe në Londër, por mos u merr me shqiptarë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.