Fillimisht, në Korishë të Prizrenit, një qytetar ka raportuar se në fushë në afërsi vendbanimi në një gropë gjenden disa granata dore. Sipas njoftimit të Policisë, njësitë policore kanë bërë sigurimin e në vendngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt pa incidente.
Ndërkaq, në fshartin Saraishtë trë Ferizajt, një person ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Edhe në këtë rast njësitë policor kanë bërë sigurimin e vendngjarjes ndërsa njësitë për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.
Në Dukagjin, në fshatin Brekoc të Gjakovës gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar me makinë pune kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Edhe këtu njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen në mënyrë të kontrolluar.






















