Kryetari i rinisë së PDK-së, dega në Prishtinë, Triumf Sadikaj, tha se “Në këtë ditë të shenjtë të sakrificës për besimtarët islamë, kemi organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe për fëmijët e SOS fshatit, kategori që duhet të ju qëndrojmë pranë çdo ditë, duke përfshirë edhe ditët e festive!”. Ky aktivitet human, tashmë është aktivitet tradicional i të rinjve të PDK-së, të cilin do ta zhvillojnë edhe në të ardhmen, deri sa gjendja e këtyre familjeve në Prishtinë të përmirësohet.
Me këtë aktivitet human në festën e Kurban Bajramit, Rinia e PDK-së, uron të gjithë besimtarët e fesë islame dhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, duke ju dëshiruar shëndet, paqe e lumturi.























