Ky aksion u përkrah nga shumë qytetarë, të cilët në mënyrë vullnetare kontribuan në pastrimin e kësaj pjese periferike të Prishtinës, në afërsi të së cilës gjendet kopshti i arinjëve, i vetmi në rajon.
Kujtojmë se me mbeturina të grumbulluara në natyrë kanë probleme të shumta edhe banorët e shumë fshatrave të Prishtinës përfshirë fshatin Mramor, të cilët janë ankuar disa herë për shkak të neglizhencës së treguar nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e tyre.

























