Shkruan: BALLSOR HOXHA
Për të gjithë ne që nuk ishim atje, që nuk morëm pjesë në luftën e UÇK-s dhe që nuk patëm mundësi të hapim rrugë për jetën tonë përmes asaj që transformon frustrimin e jetës së vështirë të përditshme dhe historinë – tifozërisë në futboll, ky gjeni krijoi një moment përtej golit, përtej fitores, bëri të fluturojnë Isa Boletinin dhe Ismail Qemailin me shqiponjën aq të frikshme për serbët mbi vrasësit serbë e para fytyrës së dialoguesit tonë Nikoliqit.
Isa Boletini fluturon. Isa Boletini u ngjall edhe njëherë, mbi Serbi, duke fluturuar dhe duke u dhënë forcën e dhembjes shqiptare djemve që luftonin luftën bashkëkohore të historive të dhunës.
Dhuna nuk pushon, është energji që damkos në përjetësi dhe është e nemur për kthim dhe rikthim në të gjitha format e mundshme. Dhuna ndaj shqiptarëve prej serbëve është e përhershme, jo pse vazhdon aktivisht ndaj ne sot, por se ka ndodhur dhe ajo është e paharrueshme. Mund të ndodh që të transformohet dhe të arrijë edhe në nënshtrim e mazohizëm, siç ka ndodhur disa herë në historinë tonë apo edhe siç po ndodh në eksperimentin e quajtur diskrimin pozitiv në Kosovë.
Rikthimi i damkës së dhembjes nga dhuna është vërtetuar nga fluturimi i Isa Boletinit mbi qiellin e Beogradit, nga poza e tij me dorën në kobure dhe me pamohueshmërinë e ekzistencës së tij.
Fluturimi i Isa Boletinit mbi Serbi është edhe futboll në një nivel më të lartë se ai që luhet në Premier League apo në La Liga, është tej FIFA-s, jo pse jemi më të mençur por pse jemi krijesë, me të gjitha: korrupsionin, frustrimin në përmasa kolektive, por dhe me dëshirën për jetë. Ishte ndaluar flamuri dhe “krijesa” e lirë, jashtë institucionale shqiptare nga stadiumi i Partizanit jo vetëm nga tendenca serbe për të mohuar shqiptarin, por nga frika e kontaktit me ne, me shqiptarin në territorin e vet të “shenjtë” aty nga ku nuk mund të tërhiqen tutje. Për të mos u keqkuptuar: luftërat që kanë ndodhur në mes serbëve dhe gjithë fqinjëve të tyre kanë ndodhur jashtë territorit esencial serb, të cilin askush nuk e ka kontestuar asnjëherë, dhe në anën tjetër kjo është hera e parë e kontaktit me shqiptarin si i pamohueshëm (pareduktueshëm në gogol) brenda vetë këtij territori.
Serbia është sigurisht vendi me më së shumti vrasës në tërë Evropën, për shkak të luftërave të ish- Jugosllavisë, është sikur një geto e vrasësve dhe mikëtpritësve të tyre me qenë se asnjëherë nuk janë gjykuar dhe dënuar. Në një vend të këtillë mbretërojnë ligje të tjera nën sipërfaqen e konvencioneve, mbretëron thirrja kolektive për të masakruar shqiptarët në një ngjarje sportive, mbretëron gjendja e armiqësisë së përhershme dhe të pafund ndaj tërë atyre që nuk janë vrasës, që do të thotë tërë botës.
Por flamuri kishte dhe një anë tjetër, atë të Ismail Qemalit, i cili fluturonte përkrah me Isën mu në mes të thirrjeve kolektive dhe të institucionalizuara për therje të shqiptarëve. Këta të dy kolos, mbi të gjitha të mëdhenj për përballjen me damkën e dhunës, bënë atë që nuk i kishte lënë historia ta përjetonin: konfirmimin e shqiptarisë në vendin e tyre. Pra konfirmuan shqiptarinë në qiellin e Beogradit, në strehën e fundit të vrasësve të institucionalizuar në heronj e veteranë, para fytyrave dhe çjerrjeve për më shumë dhunë.
Nuk është vetëm dhuna e përjetuar e paharrueshme, është edhe dhuna e bërë që nuk harrohet. Kalimi i kufirit të vrasjes së njeriut, është i pakthyeshëm sepse vrasësi i pamoralshëm nuk e ka fuqinë për të përballuar fajin. Dhe me këtë dua të them se nuk und të presim njerëzi nga serbët, as falje, dhe as ta kërkojmë dhe as të presim kthim, është strehë vrasësish që i ka nxitur vetë shoqëria serbe me ose pa dëshirë.
Dhe mu këtu kanë fluturuar dy të mëdhenjtë tanë krah për krah, të transformuar në një ngadhënjim të dëshirës për jetë.
Mendoj se Isa dhe Ismaili fituan dhe një betejë, jo vetëm ndaj serbëve por edhe ndaj padrejtësisë së rendit shoqëror modern që kishte mohuar tërë atë që ishte shqiptare – dhembjen.
Por është dhe një fitues që ndoshta kurrë nuk do ta zbulojmë, një hero tërësisht unik dhe të pakapshëm ende nga shpjegimi ynë tanimë i vjetruar nga akti i tij. Është piloti i fluturimit të Boletinit dhe Qemailit, është një njeri gjeni të cilit më nuk mund t’i mohohet qeniesimi dhe dëshira për jetë.
Për të gjithë ne që nuk ishim atje, që nuk morëm pjesë në luftën e UÇK-s dhe që nuk patëm mundësi të hapim rrugë për jetën tonë përmes asaj që transformon frustrimin e jetës së vështirë të përditshme dhe historinë – tifozërisë në futboll, ky gjeni krijoi një moment përtej golit, përtej fitores, bëri të fluturojnë Isa Boletinin dhe Ismail Qemailin me shqiponjën aq të frikshme për serbët mbi vrasësit serbë e para fytyrës së dialoguesit tonë Nikoliqit.
















