E përderisa në Kosovë aktualisht ka 19 ministri, dy prej tyre (ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Integrimit Evropian) tanimë “funksionojnë” pa ministra.
Gjersa njohës të çështjeve politike kërkojnë riformatim të Qeverisë dhe shuarjen e disa prej këtyre ministrive, përfaqësues të Qeverisë thonë se riformatimi do të ndodhë, mirëpo ende nuk është caktuar se kur saktë do të fillojë një proces i tillë.
Sipas Qeverisë, riformatimi do të vijë si rezultat i pajtimit të partnerëve të koalicionit PDK-LDK. Mirëpo, partitë opozitare bashkë me analistët politikë nuk shohin vullnet të Qeverisë për ta ndërmarrë një hap të tillë, sado që sipas tyre është mjaft i nevojshëm.
Kjo pasi, ashtu si ata kanë deklaruar, partitë në pushtet i kanë sistemuar dhe po i sistemojnë akoma njerëzit e tyre partiakë nëpër këto ministri.






















