• Latest
  • Trending
  • All

Riatdhesimi i Mid’hat Frashërit, pasnesër ceremonia në Tiranë

12/11/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Riatdhesimi i Mid’hat Frashërit, pasnesër ceremonia në Tiranë

Riatdhesimi i Mid'hat Frashërit, pasnesër ceremonia në Tiranë

12/11/2018
in Aktualitet, Histori, Kulture

Më 10 nëntor, në Nju Jork u mbajt ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar kulturor dhe politik shqiptar. Eshtrat e tij u nxorrën një ditë më parë nga varreza Ferncliff e qarkut Westchester, ku preheshin që nga viti 1949 dhe të shtunën u sollën në Qendrën Nënë Tereza të kishës shqiptare që ndodhet pranë varrezës, për ceremoninë e përcjelljes. Siç njofton nga Nju Jorku kolegu ynë Ilir Ikonomi, eshtrat do të nisen për në Shqipëri më 12 nëntor.

Shqiptarët e Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit Mid’hat Frashërit, personalitetit shumëdimensional, të njohur me emrin e letrave Lumo Skëndo.

Ceremonia solemne u mbajt të shtunën në Qendrën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Eshtrat riatdhesohen me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, të marrë në korrik të këtij viti, pas një propozimi të bërë nga studiuesi i Mid’hat Frashërit Uran Butka dhe Instituti Lumo Skëndo, që ai drejton.

Floreta Luli-Faber është ambasadore e Shqipërisë në SHBA:

“Ka qenë një punë e gjatë, ka qenë një punë bashkëpunuese me qeverinë, me institucionet amerikane, me të gjithë komunitetin shqiptar. Kemi kontaktuar një numër të madh individësh, organizatash në Nju Jork, në Uashington, në Detroit, në Boston, në mënyrë që të gjenim të gjithë informacionin e duhur për ta kthyer Mid’hatin jo thjesht në një moment të caktuar, por ta kthenim atëherë kur festonim një nga ngjarjet më të rëndësishme, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe menduam që kjo të ishte një nga pikat kulminante të vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.”

Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo, tha:

“Kthimi i i Mid’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit. Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave. Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe.”

Ekrem Bardha, Konsull Nderi i Shqipërisë në Miçigan:

“Sot është një ditë e shenjtë, një ditë historike, që me iniciativën e Kryeministrit Edi Rama u mor një vendim dhe nuk ka qenë e lehtë. Mendoj dhe dëshiroj që duhet të jemi kryelartë për këtë ditë, për këtë vendim patriotik që eshtrat e këtij njeriu të kombit të shkojnë në Atdheun e vet, në kombin tonë, atje në Shqipëri, në Shqipërinë e shqiptarëve.”

Në ceremoni u shfaq një dokumentar që shpaloste jetën e Mid’hat Frashërit në përmasat e shumta të saj.

Qysh në moshë të re, Mid’hat Frashëri u bë një ndër njerëzit e shquar që ndihmuan në krijimin e alfabetit modern të gjuhës shqipe dhe ishte ndër firmëtarët e pavarësisë në Vlorë.

Ai njihet edhe për bibliotekën dhe librarinë e tij të madhe Lumo Skëndo. Persida Asllani është Drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare, Tiranë:

“Biblioteka Kombëtare, duke trashëguar Bibliotekën e Lumo Skëndos, u bë edhe zotëruesja e një biblioteke shumë dinjitoze albanologjike, ku shkëlqen me krenari Incunabula e Papa Piut të Dytë, një vepër e rrallë, nga e cila mesa dimë vetëm shtatë kopje ekzistojnë në botë. Është një vepër në të cilën papa Piu shkruan edhe për qëndresën e Arbërit dhe Skënderbeun dhe për dinjitetin e luftës kundër pushtuesve osmanë. Në faqen e fundit të Incunabulës është e shkruar me laps vendi dhe shuma e parave që Lumo Skëndo ka shpenzuar në Torinë për të blerë këtë Incunabul. Mos gaboj, janë rreth 450 franga ari.”

Në ceremoni, përpara arkivolit të mbështjellë me flamur të qëndisur me dorë, qëndronin pjesëtarë të familjes, përfaqësues nga Shqipëria, pjesëtarë të katër komuniteteve fetare dhe njerëz që dëshironin të shprehnin respektin e tyre për Mid’hat Frashërin.

Naiada Petrela, mbesë e Mid’hat Frashërit, falenderoi në emër të familjes.

Federata panshqiptare Vatra zyrtarisht vendosi të mos merrte pjesë, edhe pse anëtarë të saj erdhën privatisht në ceremoni.

Kryetari i Vatrës, Dritan Mishto, i shpjegoi kështu arsyet në një deklaratë për Zërin e Amerikës:

“I vetmi shqetësim që kishte Federata Panshqiptare Vatra është që kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, këtij njeriu me një orientim shumë të kristaltë perëndimor, i cili përveç rolit të tij në letërsinë, në gjuhësinë shqiptare, ka padyshim edhe peshën e tij politike, do të donim që të shoqërohej me një vlerësim të plotë të figurës së Mid’hat Frashërit, jo një vlerësim i cunguar. Ndaj mendojmë se Vatra do të mbajë të njëjtin qëndrim, që figura dhe vepra e Mid’hat Frashërit t’u përçohet brezave shqiptarë e plotë dhe e pacunguar. Koha provoi se Shqipëria në të cilën besonte Mid’hat Frashëri do të ishte shumë herë më e mirë sesa Shqipëria që ne kishim për dekada të tëra.”

Thomas Frashëri, kreu i sekretariatit për organizimin e Vitit të Skënderbeut, kishte ardhur në ceremoni si përfaqësues i qeverisë shqiptare. Ai tha se vlerësimi për Mid’hat Frashërin është edhe si politikan.

“Në Tiranë do të ketë banesën e fundit një nga shtetarët e mëdhenj shqiptarë. Kthehet, dhe këmbëngul këtu, jo vetëm Kryetari i Kongresit të Manastirit, por edhe shpirti i Lëvizjes nacionaliste shqiptare, Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë dhe ideatori i Ballit Kombëtar. Kthehet publicisti, historiani, poeti, filantropi dhe albanologu, kthehet një shërbestar i Kombit.”

Uran Butka thotë se ky nuk është fare një problem as politik, as partiak, as privat as familjar.

“Është detyrë e shtetit shqiptar që të merret me ceremoninë e përcjelljes së eshtrave. Janë gjithë shqiptarët që e duan këtë, që ai të prehet përfundimisht jo aty në atë baltën që shkelej me këmbë, por në lartësinë e Kodrave të Liqenit në të cilën shikon Shqipërinë dhe shqiptarët, në krah të vëllezërve Frashëri dhe të Konicës.”

Mid’hat Frashëri ishte një luftëtar kundër komunizmit. Ai iku nga Shqipëria në nëntor 1944 me mbarimin e luftës dhe më vonë krijoi Komitetin Shqipëria e Lirë që do ta kishte qendrën në Shtetet e Bashkuara. Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri shënon edhe një përmbushje të dëshirës së tij për t’u prehur në vendlindje.

Agron Shehaj, është deputet i Partisë Demokratike, biznesmen dhe bashkëthemelues i Institutit Lumo Skëndo:

“Ka ardhur koha që ne të shohim përpara. Duhet të krijojmë kushtet që Shqipëria të mos jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por që ata të mos ikin më fare nga Shqipëria. Fatkeqësisht shqiptarët vazhdojnë të duan të ikin nga Shqipëria dhe kjo është një humbje jashtëzakonisht e madhe për vendin. Ne duhet të mësojmë nga historia në mënyrë që njerëzit e shquar e të aftë, të gjithë shqiptarët, të mos e kërkojnë më fatin e tyre jashtë por ta kërkojnë suksesin në Shqipëri. Mitat Frashëri është një nga patriotët më të shquar që ka patur Shqipëria dhe fatkeqësisht është hedhur shumë baltë mbi të. Skulptori që realizoi bustin e tij (Agim Rada) përdori një shprehje shumë domethënëse. Ai tha që bustin e Mitat Frashërit e kemi bërë deri diku edhe me baltën që është hedhur mbi të në këto vite.”

Arkivoli i Mid’hat Frashërit u përcoll me duartrokitje në pritje për t’u nisur në Shqipëri më 12 nëntor.

Ceremonitë e rivarrimit të tij në Shqipëri do të mbahen më 14 nëntor.

Tags: Mid'hat Frasheri
Previous Post

Ja ku do rivarroset Mid’hat Frashëri, deputeti Shehaj në SHBA

Next Post

Turistët e huaj eksplorojnë bukuritë natyrore të vargmalit të Korabit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Turistët e huaj eksplorojnë bukuritë natyrore të vargmalit të Korabit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.