Ka reaguar edhe ish-presidenti Rexhep Meidani për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Meidani, ka postuar një foto në rrjetet sociale një shkrim të BBC në vitin 2000, i cili përcjell lajmin se Beogradi ka dënuar 14 liderë të NATO-s me 20 vite burg secilin, me akuzën e krimeve të luftës. “Një urdhër arresti u lëshua edhe për presidentin e SHBA-së, Bill Klintonin, kryeministrin e Britanisë, Toni Bler dhe presidentin e Francës, Zhak Shirak”, shkruhet ndër të tjera në këtë artikull. “A mund te heshtet ndaj absurditeteve te tilla?!” ishte dicitura që shoqëronte foton e Meidanit.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















