• Latest
  • Trending
  • All

Rexhep Hoti: Arsimi, pasqyrë e korrupsionit social, kulturor dhe politik

10/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rexhep Hoti: Arsimi, pasqyrë e korrupsionit social, kulturor dhe politik

10/12/2016
in Aktualitet, Lajme
Ai e ka elaboruar problemin e nivelit të ulët në arsim me anë të një analize të shkaqeve të cilat e kanë sjellë këtë situatë.

Postimi i i plotë i Hotit në Facebook:

Arsimi – pasqyrë e korrupsionit tonë social, kulturor e politik

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

«Pra, do të kërkoj në Qeveri dhe Kuvend që arsimi të mos jetë prioriteti i katërt, por arsimi të vendoset prioritet numër një»…

«Një arsim cilësor, një investim dhe një ndarje e madhe buxhetore në arsim, do të mundësojë zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe mirëqenie»…

Është vështirë të përpunohen mendimet e lartshënuara e sërish të thuhet se këto kanë rrjedhur prej njeriut që është përgjegjës me Kushtetutë për të garantuar arsim cilësor në çdo kohë e në çdo vend ku shtrihet Republika e Kosovës.

Me apo pa prioritet, cilësia e arsimit është detyrim kushtetues dhe nuk ka të bëjë me agjenda qeveritare parësore a dytësore dhe me këtë çështje përgjegjësia është përshkallëzuar (kaskadë), që do të thotë fillon te Ministria, te Kryeministria, e përfundon te Kuvendi.

Natyrisht, në rastet ku arsimi prodhon në mënyrë serike ‘analfabetë funksionalë’, atëherë pa përgjegjësi nuk është as Presidenti i Republikës, por ky i fundit është i zënë me darka për arsimtarë e nuk ka kohë të merret me garantimin dhe funksionalizimin e vlerave fundamentale, që e obligon përgjegjësia kushtetuese.

E para, arsimimi është top agjendë qindravjeçare shqiptare dhe nuk ndërlidhet fare me prioritete. Cilësia e arsimimit është gjithmonë agjenda e një shteti qytetërues bashkëkohor. Si e tillë, e vetëkuptueshme në cilësinë e vet, ajo nuk rrezikon kurrë funksionalizimin e edukimit dhe të arsimimit cilësor në pajtim me kohën;

E dyta, Republika e Kosovës ka bërë investime marramendëse në arsim, në kuptimin financiar. Ka ndërtuar qindra e qindra shkolla dhe ka ngritë rrogat e mësimdhënësve, në të gjitha nivelet, dhe, ajo, në këtë drejtim, është lidere rajonale. Çka do të thotë se pohimet e ministrit nuk qëndrojnë fare.

Arsimi ka financa.

Arsimi nuk ka përgjegjësi.

Arsimi nuk ka mendje të duhur dhe njohuri të duhura për ta menaxhuar.

Arsimi nuk ka politika të qarta në nivel kombëtar në pajtim me kohën.

Arsimi nuk ka disiplinë të nevojshme.

Arsimi nuk ka llogaridhënie.

Arsimi nuk ka ministër të duhur e as drejtues në nivele tjera qendrore institucionale, as te qeverisjeve lokale, as prej atyre universitare e deri te ato të shkollimit të ulët.

Arsimi nuk ka shërbim civil të duhur.

Arsimi nuk ka aq sa duhet mësimdhënës të ndërgjegjshëm, pjesa dërrmuese e tyre nuk janë në gjendje të dëshmojnë nivel të një përgjegjësie elementare për të dhënë mësim;

E treta, Republika e Kosovës ka universitete analfabete.

Ka akademikë me plagjiaturë.

Ka krim e korrupsion deri në grykë në arsim.

Krimi dhe korrupsioni në arsim nuk është vetëm material, është sistem i jo-vlerës, është natyrë shpirtërore.

Krimi në arsim është defekt me përmasa kombëtare;

E katërta, arsimi në Kosovë nuk ka prindër të ndërgjegjshëm, pjesa dërrmuese e tyre janë të tillë çfarë është edhe arsimi përtashësisht. Arsimi është pasqyrë besnike e shoqërisë së Kosovës, e shtetit të saj, e kolektivitetit dhe e individit të saj. As më shumë e as më pak;

E pesta, arsimi në Kosovë është rrjedhë e një analfabetizmi që ka rrënjët qysh në kohën e viteve të 90 të mijëvjeçarit të kaluar. Mësimdhënia nëpër shtëpia private ishte një imponim i padëshiruar natyrisht, por ishte edhe fillimi i shkatërrimit të arsimit në Kosovë. ‘Shkolla e Lisave’, siç është quajtur, është njëra prej goditjeve më të mëdha që ia ka dhënë diktatura e pushtuesit Kosovës;

E gjashta, papërgjegjësia në arsim ka vazhduar pa u ndalur edhe pas luftës. Fillimisht nën drejtimin e politikave prej LDK-së, rrjedhimisht prej Ibrahim Rugovës, është arritur kulmi i fillimit të praktikave të shëmtuara që në kabinetin qeveritar të vijnë njerëz analfabetë, të papërgjegjshëm skajshmërisht, të papastër shpirtërisht, të ligjë. Kjo ka ndodhur në kohën e ‘kabinetit të famshëm’ kur kryeministri i vendit ishte Ramush Haradinaj. Me këtë kabinet kanë rënë përtokë vlerat elementare qytetëruese dhe arsimore të përgjegjësisë. Këtu filloi edhe legjitimimi i epokës së komandantëve të pasluftës. Si të tilla, pa ndryshime, ato kanë vazhduara edhe prej PDK-së në krye me Hashim Thaçin, pas shpalljes së pavarësisë dhe po vazhdojnë edhe sot e këtë ditë;

E shtata, arsimi është në këtë gjendje sepse ka një opozitë pjesa kryesore e së cilës është analfabete, sterile, meskine, e dhunshme, e korruptuar, e kriminalizuar, e pa atdhe;

E teta, arsimi është në këtë gjendje sepse as drejtuesit e koalicionit, e as Kryeministri i vendit, nuk janë në gjendje të marrin hapa konkretë për fillimin e zgjidhjes së kësaj gjendjeje edhe pas vlerësimeve të dala nga PISA.

Një shtet që nuk e bashkërendon dhe nuk e sistemon arsimin si vlerë fundamentale mbi të cilën ngritet si kolektivitet nuk meriton të jetë në kuadër të standardeve të qytetërimeve, sepse ai aty nuk është asgjë më shumë sesa një ndotës.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

SHBA: Shefi i kompanisë Exxon – favorit për sekretar shteti

Next Post

Hajredin Hyseni, ministër i Administratës Publike?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hajredin Hyseni, ministër i Administratës Publike?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.