Këtë intervistë, e cila gjerësisht ishte transmetuar në mediat amerikane, e ka përgënjeshtruar edhe fushata e Donald Trumpit, duke e cilësuar si “gënjeshtër”.
“Nedeljnik” pas disa orëve të reagimit të fushatës së kandidatit republikan, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar, ka kërkuar falje në editorialin në ballinën e saj dhe e ka tërhequr artikullin.
Pas kësaj reviste, artikullin kanë filluar ta fshijnë edhe mediat e tjera serbe si agjencia e lajmeve Tanjug dhe shumë të tjera.






















