“Gjithë respekti dhe lavdi për një shumicë të konsiderueshme deputetësh të shumicës parlamentare, në raport me versionin aktual të demarkacionit. Ajo çfarë po ndodhë në raport me demarkacionin dhe votën e të zgjedhurve të popullit, edhe nga rradhët e PDK-së dhe të LDK-së, dëshmon se demarkacioni nuk është çështje partishë e as e kauzave të sajuara, por çështje e përgjegjësisë shtetërore e kombëtare”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.
Nitaj ka thënë se arsyetimi i kryeministrit Isa Mustafa për tërheqjen e Demarkacionit ishte ligësi. “Isa Mustafa, dje të paktën, e pati shansin të tregohej burrë e të thoshte se po e tërheq projektligjin për demarkacionin sepse nuk i ka votat për ta kaluar! Justifikimi i tij se po e tërheqë për shkak të rrethanave të krijuara, në kohën kur kishte edhe quorum, edhe normalitet në sallë, edhe gatishmëri për votim, ishte ligësi!”
Ai po ashtu ka thënë se tash është krijuar një moment i ri, dhe se është koha për një unitet për të gjetur një zgjidhje lidhur me marrëveshjen me Malin e Zi.





















