Qarku i Elbasanit po kalon një situatë shumë të rëndë, të shkaktuar nga reshjet masive të shiut. Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë pëmbytje të shumta, rrëshqitje dherash, shembje, si dhe bllokime, duke vështirësuar shumë jetën e banorëve. Sipas kryeinxhinierit Petrit Shkurti, grupet e punës të ndërhyrjes janë përqendruar në pikat më problematike, sidomos në zonat e thella malore në Elbasan, Librazhd dhe Gramsh, si në Polis, Lunik, Rrajcë, Funar, Zavalinë, Gjinar, Kukër, Skëndërbegas, Tunjë. Për shkak të specifikës së dëmtimeve precedencë më e madhe i është dhënë Gramshit. Sipas tij, aktualisht të gjitha akset janë të hapura me përjashtim të dy akseve në Kukër dhe në Kushovë, si pasojë e shembjes së urave. Në këto pika është ndërhyrë për të siguruar një kalim të provizor pasi riparimi definitiv kërkon kohë.
Dëmtohet Aksi nacional Korçë-Gramsh Aksi nacional Korë-Gramsh është dëmtuar për shkak të gërryerjes nga vërshimi i ujërave të lumit Devoll. 3 vende përgjatë Pjesës nga Maliqi deri në afërsi të komunës Lozhan janë gërryer në pjesën e poshtme të asfaltit duke lënë hapësira boshe të cilat nga pesha e automjeteve që kalojnë atje mund të shemben në çdo moment. Fryrja e lumit Devoll për shkak të reshjeve intensive, që kanë përfshirë gjatë ditëve të fundit rajonin juglindor ka sjellë edhe alarmin e njësisë së qeverisjes vendore. Kreu i komunës Lozhan, ku jetojnë rreth 4200 banorë, ka theksuar se pasi ka konstatuar këto vende ka sinjalizuar autoritetet përkatëse. Drejtoria e rrugëve pohon se është duke marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse ku duket se në këto pjesë për shkak të problematikës do të lejohet kalimi vetëm në një kah i automjeteve Lushnjë, nxënësit mësim “nën shi” në shkollë 130 nxënës në shkollën 9-vjeçare “Karavasta e Re” në Bedat zhvillojnë mësim në kushte tepër të vështira. Godina është thuajse e rrënuar totalisht, ku kudo mbizotëron lagështira dhe suvaja ka rënë. Këtë e tregojnë vetë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shprehen se çfarë bie jashtë hyn brenda. Drejtori i kësaj shkolle, Gëzim Ballabani, shprehet se sapo ka marrë drejtimin e këtij institucioni arsimor ka njoftuar dhe ka kërkuar ndihmën e të gjithë organeve shtetërore kompetente.















