Obligim tjetër i shtabit komunal për emergjencë është që të mblidhet urgjentisht dhe të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e rrezikut të qytetarëve të Komunës së Rahovecit.
Sipas pikës shtatë të vendimit për formimin e shtabit Komunal për emergjencë , udhëheqës i këtij shtabi është kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.
Kurse në pikën nëntë të njëjtit Vendim thuhet se ky Vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ka fuqi juridike, deri në përfundim të situatës emergjente.






















