Një ditë pasi u shfaq, një fotomontazh i Kërqukit me ballin e tij të mbushur me vrima të plumbave, me ngjyra serbe, u postua në faqen e Facebook’ut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një grup paraushtarak që luftuan kundër serbëve gjatë luftës.
UÇK’ja në këtë dokumentar është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës civile në emër të patriotizmit kosovar.
“Ne e dënojmë linçimin publik ndaj Leonard Kërqukit dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që sa më shpejtë të marrin masa mbrojtëse ndaj gazetarit dhe kolegëve të tij”, ka thënë drejtoresha e programit RSF, Lucie Morillon. “Ne gjithashtu bëjmë thirrje për një hetim me qëllim të identifikimit të atyre që janë përgjegjës për këto kërcënime dhe të njëjtit të dalin para gjyqit”.
“Dokumentari ishte pjesa e dytë e një serie të re dokumentarësh dhe raporteve hetimore rreth historisë bashkëkohore të Kosovës, nisur kohëve të fundit nga “Gazeta Express”, një portal lajmesh në gjuhën shqipe”, kanë shkruar “Reporters Without Borders”.
Kosova renditet e 90’ta nga 180 vendet në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të RSF’së të vitit 2016.























