• Latest
  • Trending
  • All

Reportazh/ Shqipëria brenda Kosovës

21/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Reportazh/ Shqipëria brenda Kosovës

21/02/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Ka një Shqipëri në Kosovë që ne po dështojmë ta përqafojmë. Ti e bën këtë zbulim përmes shenjash të vogla ose të mëdha, sa herë që në Morinë kapërcen kufirin psikologjik që bën roje teksa ti kridhesh nga njëra mjegull në tjetrën në autostradën e kombit. Një listë me emra të rinjsh me frymëzime toponimie qytetëse nga Shqipëria. Një pronar restoranti që të kthehet në guidë turistike. Një roje parkingu që hyn në bisedë e pyet me kuriozitet për numrin e çamëve. “A ke ditëlindjen shqipe?”, pyet kamerieri kur merr bakshish, me kujdesin e atij që s’do të të dëmtojë. Një polic me kapele gjashtëkëndore që i hedh një sy targës së makinës sonë dhe bën shenjë se s’ka nevojë për kontroll dokumentesh. Kosova feston 8 vjetorin e pavarësisë. “Gëzuar gjithë shqiptarëve”, dëgjon në çdo urim në televizion. Por duket sikur në fakt ky është një urim që jeton vetëm brenda televizorit. Në rrugë, pak gjallëri dhe kjo nuk duket aspak si festa e të gjithëve. Disa pronarë supermarketesh kanë ekspozuar flamurin e Kosovës. Një taksi lëviz ngadalë me dy flamuj, atë të Kosovës dhe atë kombëtarin në secilën nga dritaret.
“Nga flamuri që mbajnë, kupton nëse janë me qeverinë apo me opozitën. Nëse janë të pasur apo të varfër. Si në Belfast”, më shpjegon një mik nga Tirana që jeton prej vitesh në Prishtinë. Qeveria e shumica e të pasurve duket se kanë përmes flamurit dhe shtetësisë kosovare një instrument të leverdisshëm që u mundëson primatin në një feud. Opozita dhe të varfërit, duket se nuk e duan këtë instrument- ata kanë një ëndërr. Dëshmimi me krenari i identitetit shqiptar, këtu është kthyer në një lloj sfide, një lloj vënie me shpatulla për muri ndaj atyre që duke theksuar kosovarizmin nënkuptojnë divorcin nga shqiptarizmi. “Identiteti kosovar, gjithsesi ekziston”, vijon kalkulimet i njëjti shok- “1913- 1999 i thonë 86 vjet secili për hesap të vet. Tjetër gjë i bën këta për të qeshur, tjetër gjë na bën ne”.
Nuk më qeshet. Më mendohet ndonjë dëshmi për të kundërtën. Diçka përsëri nga viti 1913. Jo 1913-a e ndarjes së shqiptarëve, por ajo e bashkimit të grekëve. Atyre të Epirit të jugut, Maqedhonisë e Kretës me Greqinë. Përmes luftës, terrorit, dëbimeve dhe masakrave në kurriz të shqiptarëve e të tjerëve që bashkëjetonin në ato troje, vërtet. Por ama me 92 vite pas shpine në të cilat kishin jetuar të ndarë nga Greqia e pavarur shtetërore e 1821-shit pa ngritur kurrë pretendimin se kishin formuar ndonjë identitet “epirot”, “maqedhonas” a “kretan”. Çfarë çikërrime duken 86 vjet përpara pafundësisë së historisë dhe sa pak mësime nxjerrim rregullisht nga historia e çdo kohe. Ajo që do të kujtojmë më vonë nga kjo marrëzi, është se disa shqiptarëve u mjaftuan pak dekada pushtim për të dezertuar tek ideja se pushtimi i bastardoi e duke i bastarduar, ironikisht i përmirësoi në mënyrë racore.
Strumbullari megjithatë duket se vërtitet përherë, tek serbët, “shkijet” siç i quajnë disa ish pushtuesit. Për ta, pavarësia e Kosovës është “e njëanshme” duke dashur kësisoj të thonë “relative”, jo përfundimtare, emocionale, dekorative dhe pa peshë universale. Ende e paqartë mbetet se cila pavarësi në botë ka qenë e dyanshme megjithatë, duke përfshirë njëkohësisht edhe dëshirën për liri të të pushtuarit edhe dëshirën për dhënie lirie prej pushtuesit. Çfarë nuk ndryshon është fakti se referenca tek raporti me serbët ende duket se kushtëzon kuptimin e Kosovës dhe pavarësisë së saj për shqiptarët. Për disa nga këta të fundit, pavarësia e Kosovës është thjesht një vijë ndarëse nga Serbia. Për të tjerët ajo është heqja e vijës ndarëse nga Shqipëria. Tek ky koncept duket se qëndron edhe dilema, tensioni, fërkimi, thelbi i antagonizmit politik por edhe atij klasor në Kosovë.
Me kë do të jetë Shqipëria në këtë dilemë? Mjerisht, edhe në këtë rast pyetja e saktë do të ishte: cila nga Shqipëritë? Shqipëria e pushtetit, kulisës partiake dhe konjukturale dhe ajo e bajraqeve të influencës tregtare nuk e ka problem ta shohë Kosovën si një njësi ekonomike me të cilën mund të hysh në marrëdhënie shkëmbimi, konkurrence apo ekspansioni si me çdo njësi të huaj. Por ka edhe një Shqipëri të dytë brenda Shqipërisë. Ashtu si në Kosovë, ajo përbëhet prej njerëzish të thjeshtë që nuk kanë interesa, por ëndrra.
Dy realitete shqiptare në Shqipëri dhe dy të tilla edhe brenda Kosovës. Shqipëria që ne dështojmë të kuptojmë brenda Kosovës është megjithatë një vatër pulsuese që vazhdon me këmbëngulje të rezistojë pavarësisht gjithë erërave që fryjnë në të kundërt. Tek zyrat e lëvizjes Vetëvendosje ka gjallëri të jashtëzakonshme në çdo orë të ditës. “A u lodhe shok?”, pyet një i ri aktivist që s’e kam takuar asnjëherë më parë. Visar Ymerin, kryetar i Vetëvendosjes e takoj tek hyrja e ndërtesës teksa pret me qetësi orarin preciz të nisjes së protestës. Dyzetë e tetë orë më vonë ai dhe deputetë të tjerë të Kosovës do të barrikadohen sërish në mbrojtje të shqiptares në Kuvendin e përfaqësuesve të popullit. Do ta bëjnë këtë me argumente por edhe me trupat e vet, me stoicizëm, me aktivizëm qytetar brenda një institucioni jodemokratik, për të ndaluar një seancë ku qeveritarët synojnë të imponojnë copëtimin e Kosovës për të cilën ata kanë rënë dakord në këmbim të kushedi se çfarë premtimi.
Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se në Kosovë ekziston dhe manifestohet dukshëm një tërheqje e fortë kah Shqipëria, sado e vogël, e dobët dhe problematike shfaqet kjo Shqipëri. Jotja mbetet jotja. Shoqërorja dhe shoqërizuesja është për këtë popull një nevojë thirrëse. Si gjithandej, edhe këtu njerëzit duket se preferojnë të rrojnë me të vetët. “A je e Kosovës, a je e Shqipnisë?”, pyet duke qeshur teksa e ngre hopa vajzën e vet një prind që ka dalë si për shëtitje në protestën ku sfidues ndaj imponimit të ndarjes, valëviten mijëra flamuj shqiptarë. Zëri i vogël i fëmijës, jo më shumë se 4 vjeç, duket sikur kthen përgjigje nga një ditë tjetër që ne ende nuk arrijmë ta shohim qartë: “E Shqipnisë”.
Nga Sokol Shameti
Previous Post

Nepotizëm dhe konflikt interesi në Prokurori

Next Post

Basha: E papranueshme që Rama i quajti shqiptarët budallenj dhe dele

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Basha: E papranueshme që Rama i quajti shqiptarët budallenj dhe dele

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.