• Latest
  • Trending
  • All

REPLIKAT/ “Ditëzi, mjeran, kriminel, varje në litar”, çfarë nuk u dëgjua të enjten në Kuvend

28/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

REPLIKAT/ “Ditëzi, mjeran, kriminel, varje në litar”, çfarë nuk u dëgjua të enjten në Kuvend

28/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi
Panorama ka zbardhur të plota replikat e së enjtes në Kuvend, që sollën përjashtimin e Sali Berishës me 10 ditë.

Ajo që tensionoi situatën ishte akuza e Berishës për Ramën, i cili e quajti “kriminel” dhe se “Ai i thotë një ambasadori të një vendi kryesor për veriorët se ata në këtë mënyrë qeverisen dhe se ata kriminelë ia ka marrë Sali Berishës”.

REPLIKAT NË PARLAMENT

Sali Berisha: Ligji për dekriminalizimin e Parlamentit zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit në Parlament, zbuloi vrasësit, trafikantët dhe jo vetëm, dhe njerëzit me dy fytyra, me dy emra, me 4 fytyra e 4 emra. Dhe këtu nuk bëj fjalë kurrë për atë që ndërron emrin me dëshirën e tij, sepse absolutisht çdo njeri është i lirë të ndërrojë emrin me dëshirën e tij, të ndërrojë mbiemrin me dëshirën e tij.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Taulant Balla: Po Bujar Nishani…?

Sali Berisha: Por bëj fjalë për ata të cilët i ndryshojnë emrat për të fshehur veprat kriminale, bëj fjalë për ata të cilët kanë gjetur si rrugë pastrimi ngjarjesh me dosje të zeza, akuzave të tmerrshme për krime të shëmtuara në të cilat janë të implikuar. Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk ia kam ndërruar unë emrin, por e ka ndërruar ai emrin e tij.

Taulant Balla: Po ti pse e ke ndryshuar datëlindjen?

Sali Berisha: Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë.

Taulant Balla: Ore ti, pse e ke ndryshuar datëlindjen ta dimë? E ke çuar ngjitur me datëlindjen e Enverit…

Sali Berisha: Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kadriovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë. Sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshëm në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadriovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, për implikim direkt… Janë në media të gjitha këto.

Afred Peza: Ku i ke mo, ku i ke këto?

(Erjon Braçe qesh me zë të lartë)

Sali Berisha: Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit. A qëndron te ky ndërrim emri nënshtrimi dhe poshtërimi i tij para krimit dhe shndërrimi i Parlamentit, qeverisë dhe administratës së tij në një strofull krimi dhe organizatë kriminale? Edhe një herë shpreh vlerësimin tim të madh për këtë ligj, i cili u faktoi shqiptarëve si drita e diellit, se vrasësit i futi në Parlament Edi Rama, se trafikantët i futi në Parlament Edi Rama, u faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundërvajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe nene të tjera. Me këtë gjë vetëm sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë. Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Çfarë do t’i thoshte në një bisedë një diplomati të huaj? “Po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë, sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet”. Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë, antishqiptar e antikombëtar, e paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju. Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…

Gramoz Ruçi: Si mund t’i thuash Kryeministrit kriminel, more?!

Sali Berisha: Tani të lutem më lër të flas…

Gramoz Ruçi: Të lutem shumë…

Sali Berisha: Me lër të flas se është çështje shumë e rëndësishme kjo…

Gramoz Ruçi: Është e papranueshme t’i thuash Kryeministrit kriminel!

Shpëtim Idrizi: Të lutem, të ruajmë etikën zoti Berisha.

Sali Berisha: Ky kriminel të vijë këtu…

(Taulant Balla godet tavolinën në shenjë proteste)

Taulant Balla: 5 minuta pushim… Ndërprit seancën dhe ndërprit fjalën. Kërko falje, oooo…

Flamur Noka: Për ça falje?

Sali Berisha: Unë do ta shpjegoj pse e ka ndërruar emrin… Unë do t’u shpjegoj të tjerëve pse thotë që Veriu është me kriminelë.

Taulant Balla: Thuaje, po dil përjashta!

Sali Berisha: Ik mor kriminel, ulu aty ti! Nuk të pyet kush ty, më kupton apo jo…?

Taulant Balla: Ça jam unë?! Ça the, ça the?!

Shpëtim Idrizi: Ndërpritet seanca. 5 minuta pushim.

Taulant Balla: Është çmenduri kjo që bën…

Sali Berisha: Asgjë nuk më ndalon dot t’ju nxjerr fytyrën e krimit këtu në Parlament…

(Jozefina Topalli duartroket)

Taulant Balla: Ere, boll pusho… Po Bujar Nishani që ka ndryshuar mbiemrin?

Sali Berisha: Gënjen. Pse ka ndryshuar emrin nga lidhjet dhe me dosjen spanjolle dhe Kadriovskit…

Taulant Balla: Përjashta, o ditëzi, dil përjashta!

Sali Berisha-Ahmetajt: O mjeran, t’i kam edhe provat…

Arben Ahmetaj: Nxirre, nxirre tani… Nxirre, pse s’e nxjerr?!

(Rinis seanca, Berisha kërkon të flasë, ndërkohë Gramoz Ruçi kërkon fjalën për procedurë)

Shpëtim Idrizi: Zoti Ruçi, unë e hapa seancën, ju nuk e kërkuat fjalën në atë moment, e vazhdova aty ku e lamë… Fjalën e kërkuat mbrapa.

Gramoz Ruçi: Unë isha këtu dhe ti duhet të më japësh fjalën për procedurë.

Sali Berisha: Këta e bëjnë Parlamentin të paqenë… Ai më ndërpreu fjalën dy herë mua.

Gramoz Ruçi: Më jep fjalën për procedurë…

Shpëtim Idrizi: Është në mes të fjalës ai, si t’ia bëj?

Gramoz Ruçi: Më jep fjalën të thashë! Ti ndërpreve seancën se ai ka shkelur Rregulloren…

Shpëtim Idrizi: Ndërpritet seanca me kërkesë të Grupit të PS.

(Deputetët e PD protestojnë: po shkelet rregullorja)

Gramoz Ruçi: Zoti drejtues i seancës, sipas Rregullores së Kuvendit të firmosur nga 8 deputetë, siç e kërkon rregullorja, në përputhje me nenin 65, kërkoj mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit dhe për të marrë masa përkatëse ndaj atij që lançoi të gjitha këto në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit, i cili nuk e ka për herë të parë, por e ka në çdo seancë të Parlamentit dhe kështu nuk mund të vazhdojë gjatë. Ndaj kërkoj që ju të thërrisni Byronë e Kuvendit për të marrë masa për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit.

Jozefina Topalli: Ta varim në litar, ta varim…

Sali Berisha: Ju e shikoni se ata që kanë mbytur çdo shpresë, çdo mundësi dhe potencial për fjalën në stanin e tyre, në shpellën e tyre, duan të njëjtin ligj t’ia imponojnë dhe Parlamentit, duan të njëjtin ligj t’ia imponojnë Sali Berishës. Fola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës, dy vite me radhë jam ulur në Parlament me trafikantë vajzash shqiptare, grash shqiptare. Dy vite me radhë kam duruar presione nga më të ndryshmet të klaneve të drogës. Fola këtu me vlerësimin se ligji i dekriminalizimit hoqi maskat, ligji tregoi se këtu janë ulur vrasës, se këtu janë ulur trafikantë grash e vajzash, trafikantë droge, kriminelë të shëmtuar që s’meritojnë kurrë të jenë në Parlament. Po kjo ndodh se ai, që ti s’ke kurajën ti përmendësh emrin (Ramën), fillon flet për kumbullën e kuqe, jonxhën e verdhë dhe flet për çdo gjë tjetër, por vetëm për ato që duhet të flasë Kryeministri këtu nuk flet. Atëherë nëse veprohet kështu, atëherë dhe ne detyrohemi të përgjigjemi për të gjitha problemet. Është pikërisht ai, që vjen e lexon këtu fjalimet e përkthyera të Musolinit, herës tjetër të Ben Blushit, një herë tjetër merr batutat e mia. Pse kështu vjen flet Kryeministri në Parlament? Kryeministri vjen flet në Parlament për qeverisjen. Ai kështu na ofendon të gjithëve ne. Herën e fundit nuk e merrte fjalën se s’kishte ç’të thoshte. Juve s’ju bëjnë përshtypje këto, por mua më bëjnë përshtypje, se të gjitha këto thyejnë rregullat e Parlamentit. Dhe ju doni ta zgjidhni këtë duke më përjashtuar mua! Po mua më nderoni kështu. Kaq!

Tags: edi rama
Previous Post

Meta takim me Presidentin e Asamblesë së NATO: FA do rrisë kapacitetet, Shqipëria rol stabiliteti në rajon

Next Post

Çfarë ishte “Nyja Gordiane” dhe si u zgjodh nga Aleksandri i Madh?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Çfarë ishte “Nyja Gordiane” dhe si u zgjodh nga Aleksandri i Madh?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.