• Latest
  • Trending
  • All

Rënia e lirë e medias së ‘lirë’

06/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 16 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rënia e lirë e medias së ‘lirë’

06/05/2022
in Aktualitet

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e lirisë së medias  dhe 20 vende më poshtë se vitin e kaluar mund të jetë tronditës për dikë, por jo për këdo.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Si është e mundur që fqinji ynë lindor Maqedonia renditet në vendin e 57 dhe Shqipëria në vendin e 107?!

Një koleg nga Shkupi që njeh po aq mirë edhe problemet e medias në Shqipëri më thotë: ‘këtu nëse bëhet një gabim nga qeveria ndaj medias, kërkohet ndjesë e merren masa dhe… këtu mediat e mëdha nuk janë borizanë të qeverisë’

Çfarë ndodhi që jemi 20 vende më poshtë?

Nëse prej vitesh (2018) qeveria vërtit një projektligj që u kritikua edhe nga komisioni Venecias dhe asnjëherë nuk e bën të qartë nëse ka hequr dorë përfundimisht apo e ka ende në sirtar, atëherë  ky nuk është një fakt që nuk flet mirë për lirinë e medias.

Nëse ka incidente ndaj gazetarëve dhe asnjëherë nuk merret masë, le më të kërkohet ndjesë, kjo sjellje nuk çon në përmirësimin e renditjes. (Më kujtohet ndërkohë një skenë e pa harrueshme nga 8 janari ku një kameraman mbi makinë e TV po xhironte protestën në selinë e PD-së dhe uji me presion nga ana e policisë drejtohej ndaj tij a thua se ishte shënjestra për t’u argëtuar)

Nëse vepron me shpejtësi rrufe për të zëvëndësuar bordin e transmetuesit publik, me kandidatë në thyerje të kritereve ligjore e le më të balancës politike, kjo sigurisht reflektohet dhe mbahet shënim.

Nëse institucionet që duhet të jenë në shërbim të publikut dhe industrisë së medias kthehen në servis të qeverisë, mos prit të të duartrokasin për këtë arritje madhore!

Nëse gjatë vitit vihet re se stacionet televizive kryesore bien një pas një në dorë të klientelës së qeverisë, kjo natyrshëm që nuk ka lidhje me lirinë e shtypit.

Nëse në Shqipëri gjen televezioni të mëdha pro qeverisë, por e ke të vështirë të gjesh media të madhe pro opozitës, kjo flet për lirinë e zgjedhjes që kanë pronarët e medias, por jo për lirinë e gazetarëve.

Nëse ke një ligj shumë të mirë për informimin e publikut me dokumenta zyrtare, por zbatimi i tij vjen duke u përkeqësuar, në teori do të marrësh note maksimale, ndërsa në praktikë notë jo kaluese.

Nëse gazetari kritike/hulumtuese në Shqipëri bëhet vetëm nga media që financohen nga donatorët, nuk ka se si kjo të llogaritet në favor të mjedisit të shëndetshëm të të bërit gazetari cilësore!

Nëse investigimet e gazetarëve nuk merren parasysh nga politika dhe sistemi i drejtësisë, por gazetarët bullizohen apo etiketohen si kazan atëherë gjasat janë që renditja të vijë duke u përkeqësuar.

Nëse tendenca është për të shmangur median, për t’u bërë vetë media,  për të bërë propagandë nga mëngjesi në mëngjes dhe për të kontrolluar mesazhin duke centralizuar në maksimum informacionin mund të marrësh mijëra e qindra mijëra like dhe komente pozitive në facebook, por kjo nuk ka lidhje me lirinë e medias.

Nëse zgjedhjet, kurdo bëhen ato, raportohen nga partitë dhe jo nga media, kjo do të thotë se media nuk është e lirë.

Nuk mund të kesh media të lirë në kushtet e frikës, pasigurisë dhe korrupsionit. Një media e lirë do të thotë që gazetari dhe redaktori i marrin vendimet vetëm bazuar mbi ndërgjegjen e tyre profesionale dhe jo nga celulari.

Nëse në media nuk gjen kritikë dhe hulumtime, por vetëm propagandë e miksuar me ‘kacafytje’ ‘debati’ të formatit dy-tre këtej dhe dy-tre andej, do të thotë se ke garantuar spektaklin, por jo domosdoshmërisht shëndetin e pushtetit të katërt.

Pushteti i katërt është është qeni roje, dhe jo zagari (qeni gjuetisë) apo qeni zbavitës i shtëpisë.

Previous Post

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE/ Kërcënon Serbia: Ne jemi gati për të… 

Next Post

Christopher Hill: Nuk e kuptoj se si dikush mund të jetë mbështetës i Rusisë 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Christopher Hill: Nuk e kuptoj se si dikush mund të jetë mbështetës i Rusisë 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.