• Latest
  • Trending
  • All

REL: Frikë, pasiguri dhe mungesë furnizimesh në Veri të Kosovës

19/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

REL: Frikë, pasiguri dhe mungesë furnizimesh në Veri të Kosovës

19/12/2022
in Aktualitet

Qytetarët në pjesën veriore të Kosovës kanë nisur të përballen me mungesa barnash, furnizimesh të përditshme e parash në bankomate.

Për më tepër, janë të shqetësuar edhe për situatën e sigurisë, e cila, siç thonë, mund të përshkallëzojë në përleshje të armatosura.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët kryesore qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Barrikadat janë ngritur në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, e që shpesh shfrytëzohen nga banorët e asaj ane për furnizime dhe vizita – qoftë mjekësore apo të tjera.

“Shkollat nuk punojnë, gjithçka është e mbyllur. Ushqimi është gjithnjë e më i paktë nëpër shitore. Nuk ka para në llogaritë që njerëzit i kanë në bankat serbe. Ka disa ditë që paratë nuk arrijnë në bankomate, sepse nuk mund të sillen përmes rrugëve alternative, ndërsa përmes vendkalimeve [kufitare] është e ndaluar të sillen. Të gjitha këto e vështirësojnë jetën”, thotë për Radion Evropa e Lirë publicisti serb, Dejan Nedelkoviq, i cili jeton në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Sipas tij, disa banorë i kanë dërguar fëmijët e tyre në Serbi, ndërsa në veri “kanë mbetur ata që nuk kanë ku të shkojnë”.

Situatën, ngjashëm e përshkruan edhe Verolub Petroniq, nga organizata joqeveritare Qendra Humane në Mitrovicë të Veriut. Ai thotë se më e keqja me të cilën po përballen qytetarët, është frika.

“Janë disa lloje frikash. Së pari, është frika lidhur me sigurinë. Së dyti, është frika lidhur me shëndetin, sepse dalëngadalë ka nisur mungesa e barnave. Barnatoret, shitoret, herë punojnë e herë jo. Ende ka furnizime, por pakësimi i sasive të tyre nëpër shitore është evident, ndërsa është evidente edhe ngritja e çmimeve. Disa tregtarë i kanë mbyllur fare. Kafenetë nuk punojnë, me siguri disa për shkak të frikës e disa me urdhër”, thotë Petroniq për Radion Evropa e Lirë.

Të gjitha vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në veri të Kosovës, janë produkt i barrikadave që kanë bllokuar qarkullimin e lirë nëpër katër komunat e veriut mes vete – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq – si dhe drejt vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi, thotë Aleksandar Jabllanoviq, udhëheqës i Partisë së Serbëve të Kosovës.

Për vendosjen e barrikadave, ai fajëson Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Sipas tij, Lista Serbe i shantazhon qytetarët serbë për të qëndruar në barrikada.

Ai thotë se shumë prej tyre varen nga puna në institucionet publike, që funksionojnë nën sistemin e Serbisë e që kontrollohen kryesisht nga Lista Serbe.

“Për këtë arsye, ekzistojnë grupe në Viber, ku u bëhet thirrje, u bëhet presion njerëzve nga drejtorë të drejtorive të ndryshme, të cilët u thonë: ‘duhet të vini dhe nëse nuk vini, duhet ta arsyetoni këtë’, ose ‘nëse nuk vini dhe nuk e arsyetoni, do të keni pasoja’. Prandaj, njerëzit frikësohen, sepse nuk ekziston sistem i drejtësisë që mund t’i mbrojë”, thotë Jabllanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, sipas informacioneve që ka, disa qytetarë serbë tashmë kanë nisur të refuzojnë të dalin pranë barrikadave. Kështu thotë edhe Nedelkoviq.

“Siç më kanë thënë miqtë e mi që janë atje në barrikada, në Zubin Potok, një numër i madh i njerëzve që punojnë në arsim dhe shëndetësi, refuzojnë të shkojnë në barrikada, sepse askush, në përgjithësi, nuk e sheh qëllimin”, thotë Nedelkoviq.

Sipas tij, frika më e madhe e qytetarëve është intervenimi i mundshëm i njësive speciale të Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave, gjë që, siç thotë, mund ta përshkallëzojë më tej situatën.

Petroniq thotë se narracioni i autoriteteve në Prishtinë dhe atyre në Beograd, si dhe lajmet e rreme në media, kanë krijuar pasiguri totale te qytetarët serbë në veri të Kosovës.

“Shumica e serbëve tash frikësohet nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, se çfarë do të bëjë policia, a do t’i mbrojë [misioni i NATO-s] KFOR-i dhe a do të ndodhë ndonjë konflikt… Gjithashtu, ata që janë në barrikada, frikësohen se mos dikush i paftuar vjen anash dhe prish sigurinë, në kuptimin që të shkaktohet ndonjë përplasje e ashpër me armë zjarri, qoftë me KFOR-in apo me Policinë e Kosovës, dhe në këtë mënyrë të krijohet kaosi, pas të cilit nuk mund të ketë më kthim prapa”, thotë Petroniq.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar më 17 dhjetor në Facebook se “çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave, të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale, është i tepërt”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a do të ketë ndonjë reagim në veri të Kosovës për heqjen e barrikadave dhe si mund të adresohet frika e qytetarëve serbë, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Autoritetet në Serbi kanë thënë se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po përgatitet “t’i përndjekë” serbët nga Kosova.

Pretendimet e tilla – që nuk janë mbështetur me asnjë provë – janë hedhur poshtë nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 13 dhjetor, ka thënë se njerëzit që i kanë ngritur barrikadat, duhet t’i largojnë ato.

Jabllanoviq nuk pret të ketë përplasje të armatosur në barrikada – të paktën jo të nxitur nga Policia e Kosovës, thotë ai.

“E shoh se kësaj here ekziston një dozë e madhe e qetësisë dhe e seriozitetit te Policia e Kosovës dhe, për fatin tonë, në mesin e këtyre rrethanave të mira, të mos arrihet deri tek incidentet e tilla. Por, e rëndësishme është – këtë duhet ta dijë opinioni – se njerëzit që kanë marrë mbi vete të drejtën për të organizuar barrikada, për të organizuar shtabe të krizave, ata thonë ‘ne po e bëjmë këtë’. Në qoftë se ju jeni kryetar i Listës Serbe ose deri dje keni qenë kryetar në ndonjë komunë, ju sot më nuk jeni”

“Në emër të kujt po i thërrisni njerëzit dhe në emër të kujt i bëni barrikadat dhe shtabet e krizave? Këtyre njerëzve duhet t’iu bëhet e ditur që sot – që nesër të mos jetë vonë – se ata do të përgjigjen për të gjitha ato që do të dalin si pasoja nga barrikadat”, thotë Jabllanoviq.

Policia e Kosovës ka arrestuar më 10 dhjetor ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën akuzat se ka marrë pjesë në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Si përgjigje, grupe serbësh në veri kanë ngritur barrikada.

Sulmet, për të cilat akuzohet Pantiq, kanë ndodhur derisa KQZ-ja po përgatitej për zgjedhjet lokale në veri – fillimisht të parapara për 18 dhjetor, por që më pas janë shtyrë për në prill të vitit të ardhshëm.

Komunat në veri kanë mbetur pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, pasi ata kanë dhënë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe.

Dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë nga veriu.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, është inkuadruar në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore./REL

Previous Post

​Kurti: Nuk do të lejojmë që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë

Next Post

Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.