Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për 9 persona të cilët dyshohen se rekrutonin besimtarë myslimanë shqiptarë për në Siri ku do të merrnin pjesë në luftë në krah të xhihadistëve. Mes 9 të dyshuarve janë edhe imami i xhamisë së Tiranës së Re dhe imami i xhamisë së Mezezit, Genci Balla e Bujar Hysa. Prokuroria akuzon këta 9 persona për rekrutim të personave që kryejnë veprime terroriste dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare. Për 12 muaj Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer veprime për të vërtetuar aktivitetin kriminal të këtyre personave. Dyshohet se të akuzuarit kanë rekrutuar 90 besimtarë myslimanë shqiptarë, të cilët u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri që veprojnë për llogari të Al Kaedës.
Të akuzuarit janë Genci Balla, Gert Pashja, Bujar Hysa, Orion Reçi, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Edmond Balla dhe Fadil Muslimani. Aktualisht Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka mbyllur dosjen penale dhe ka dërguar materialet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku brenda pak ditësh do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore Në Siri kanë përfunduar edhe shumë fëmijë shqiptarë, fati i së cilëve nuk dihet. /a.s/noa.al Akuzat e Prokurorisë 1. Genci Balla, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. 2.Gert Pashja, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. 3.Bujar Hysa, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. 4.Orion Reçi, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. 5.Verdi Morava Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. 6.Zeqir Imeri, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal. 7.Astrit Tola, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. 8.Edmond Balla, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. 9. Fadil Muslimani,me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
















