Prizreni nga zgjedhjet e 8 qershorit do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë.
Nga rezultatet preliminare të publikuara, del se Prizrenin në Parlamentin e Kosovës do të mund ta përfaqësojnë 8 anëtarë të Kuvendit nga partitë politike shqiptare.
Nga rezultatet preliminare të cilat nuk janë përfundimtare, nga Prizreni, deputetë të Kuvendit të Kosovës do të jenë: Nezir Çoçaj, Nait Hasani, Luljeta Veselaj, Edita Tahiri – nga Partia Demokratike e Kosovës; Hatim Baxhaku e Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Zafir Berisha dhe Albulena Balaj, nga Nisma për Kosovën.
Më pak të votuarit në këto zgjedhje janë kandidatët nga Prizreni të AAK-së ndërsa më i votuari nga kandidatët e Prizrenit është Nezir Çoçaj, i cili ka marrë 8,408 vota.
Pas tij, më i votuari është Nait Hasani, i cili ka marrë 7,290. Më I votuari nga radhët e LDK-së është kandidati Hatim Baxhaku me 7,179 vota, kurse i katërti renditet kandidati nga VV-ja Mytaher Kaskuka me 5,993 vota.
Zafir Berisha i Nismës ka marrë 3652 ndërsa Albulena Balaj 2595 vota.














