Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email.
“Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm,” thekson ambasada.
Mijëra shqiptarë do të kërkojnë online nëse janë të përzgjedhurit fatlumë.
Ende nuk dihet se sa persona kanë aplikuar nga Shqipëria për të fituar atë që njihet si Lotaria Amerikane.
Vjet u raportua se kishin aplikuar mbi 200 mijë shqiptarë, në një total prej 14.5 milionë aplikues.
Sivjet numri i aplikuesve i ka kaluar 19 milionë kërkesa, çka shton spekulimet se edhe numri i shqiptarëve të jetë më i lartë.
Megjithatë rekordin e mban Gana në Afrikë, ku aplikojnë çdo vit të paktën 1.7 milionë persona.
Dëshira për një jetë më të mirë po i shtyn jo vetëm shqiptarët e varfër, që të largohen larg vendit.
Para pak ditësh, një gazetë lokale e Voralberg-ut në Austri raportonte se landi i tyre po vuan nga mungesa e mjekëve.
Sot një mjek përgjigjet në këtë gazetë se ndihma mund të vijë nga Shqipëria.
Urdhri i Mjekut në Shqipëri raportoi para disa kohësh se mbi 145 mjekë kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria vetëm brenda vitit 2016.






















