Pas votimit, ka pasuar betim para Asamblesë Kombëtare serbe në të cilën thuhet: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem me nderin tim se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që unë si anëtar i Qeverisë me ndërgjegjeje, me përgjegjësi dhe me përkushtim do të jem i dedikuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në kuadër të Republikës së Serbisë”.
Betimi i kryeministrit të ri dhe ministrave të Qeverisë së Serbisë në Kuvend u ndoq nga presidenti serb Tomisllav Nikoliq, presidenti i entitetit serb të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, krerët e komuniteteve fetare, Patriarku Irinej, kryepeshkopi Stanislav Hocqevar, reis-ul-ulema IMM-së Sead Nasufoviq dhe trupit diplomatik.






















