• Latest
  • Trending
  • All

Regjistrimi i rrallë audio i Fan Nolit: Si u bëra shkrimtar

09/10/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 27 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Regjistrimi i rrallë audio i Fan Nolit: Si u bëra shkrimtar

09/10/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Histori, Lajme

Fan Noli shkoi  për herë të parë në SHBA në vitin 1906, organizoi kishën autoqefale shqiptare me qendër në Boston, themeloi bashkë me të tjerë Federatën Vatra, shkoi në Shqipëri për të ndihmuar në forcimin e shtetit të brishtë, jetoi për një kohë në mërgim dhe u kthye përsëri në Amerikë në vitin 1931. Në këtë jetë plot peripeci, Noli u bë edhe një penë e fuqishme – shkrimtar, shqipërues, historian e vjershëtor. Për fillimet e rrugës së tij si letrar është folur shpesh, por sot do t’ju sjellim një dokument të rrallë zanor, ku Fan Noli tregon me fjalët e tij se si u bë shkrimtar.

Këta shirita të vjetër manjetikë, të regjistruar mbi gjysmë shekulli më parë në Boston, na sjellin me gojën e vetë Fan Nolit një dëshmi të pazakontë – rrugën e tij për t’u bërë shkrimtar. Është një ligjëratë e mbajtur prej tij në Boston në vitin 1961.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fan Noli shkoi në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20, pasi kishte punuar si sufler në teatrot shëtitëse greke. Në vitin 1908 ai u shugurua prift në Boston dhe kjo e lidhi ngushtë me shqiptarët e Amerikës.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, mu desh të predikoja përpara shqiptarëve. Ata vinin nga fshati, shumë pak prej tyre kishin bërë ndonjë shkollë dhe unë përpiqesha shumë të afrohesha me ta. Mënyra e vetme për t’u lidhur ishte t’u flisje atyre në një shqipe shumë, shumë të thjeshtë. Ata ishin mësuesit e mi më të mirë, sepse më mësuan se si t’u flisja dhe të kuptohesha prej tyre.”

Noli tregon se duke filluar nga viti 1908, iu desh të përkthente libra kishtarë nga greqishtja në shqip. Me ardhjen e Faik Konicës në Amerikë në vitin 1909, ata të dy hartuan një listë librash që duheshin përkthyer në shqip, me dëshirën për t’u dhënë shqiptarëve vepra të letërsisë botërore.

“Metoda ime ishte kjo: për shembull, kur fillova të përkthej Hamletin, unë përktheja pjesët më të bukura të tij, siç ishte monologu i famshëm “Të jesh a të mos jesh”, po kështu me Makbethin dhe Otellon. Më vonë plotësoja pjesët që mungonin. Ngurroja t’i botoja këto përkthime sepse nuk më pëlqenin aq shumë, por gjithmonë përpiqesha t’i korrigjoja.”

Noli tregon për një episod të vitit 1915, kur për arsye financiare kishte mbetur i bllokuar në Vjenë.

“Një ditë takova Norbert Joklin, studiuesin e famshëm të shqiptarëve, profesor në Universitetin e Vjenës dhe i thashë se po përpiqesha të përktheja Hamletin, Makbethin, Jul Qezarin e vepra të tjera. Ai më tha të shkoja e t’i lexoja disa nga përkthimet dhe një mbrëmje ne u mblodhëm në grup disa njerëz bashkë. Veç dr. Joklit ishin edhe dr. Gjergj Pekmezi, Ismail Qemali, njeriu i famshëm që ngriti flamurin shqiptar dhe shpalli pavarësinë në vitin 1912, Fazil pasha Toptani si dhe Faik Konica. U lexova disa pjesë që kisha përkthyer. Dr Jokli foli me entusiazëm dhe më kërkoi që t’i botoja patjetër këta libra.”

Rasti për t’i botuar përkthimet erdhi kur Noli u kthye nga Vjena në Shtetet e Bashkuara. Ai iu lut Vatrës t’i paguante shpenzimet e udhëtimit me premtimin se do t’ia shlyente ato me libra.

“U thashë atyre se nuk mund t’ua shlyeja ato 500 dollarë me para në dorë, por u premtova se, si shpërblim, ata do të merrnin libra prej meje. Kështu, ata morën Otellon dhe Kasollen e Blasko Ibanjezit, romancierit spanjoll të shekullit të 19. Otelloja u botua në vitin 1916, një vit pas ardhjes sime nga Vjena. Libri i Ibanjezit u botua pas pesë vjetësh.”

Më vonë Noli botoi Jul Qezarin, Makbethin, Hamletin dhe Armiku i Popullit nga Henrik Ibsen, Zonja Inger, përsëri nga Ibsen, Don Kishotin e Servantesit dheRubairat e Omar Khajamit.

“Në vitin 1921, Koço Tashko, i cili në atë kohë ishte kryetar i Shoqërisë korçare “Arësimi”, mu lut të shkruaja një histori të Skënderbeut. I thashë se do të më duheshin rreth 12 muaj për ta mbaruar dhe ata pranuan. Por pata konkurrencë nga miku ynë i vjetër Kostë Çekrezi, i cili  premtoi ta shkruante librin për tri javë dhe jo 12 muaj. Tashkoja shprehu mendimin se askush nuk mund të shkruante një histori serioze të Skënderbeut për tri javë, kështu që kjo punë mu la mua.”

Noli tregon se kur puna po i afrohej fundit, ai mësoi se në Vjenë kishte dokumente arkivore për Skënderbeun, sepse deri atëhere ishte mbështetur vetëm në burime letrare dhe në vepra biografike, si ajo e Barletit. Por atij iu kërkua ta mbaronte librin shpejt, kështuqë nuk mund t’i përdorte arkivat. 20 vjet më vonë, kujton ai, mu desh ta rishkruaja këtë libër bazuar në material arkivor.

“Në vitin 1947 botova librin “Bethoveni dhe revolucioni francez”, që ishte shkruar si tezë për masterin tim në muzikë në Universitetin e Bostonit. Ky libër dhe një përmbledhje vjershash u botuan me paratë që më dhuroi Vatra me rastin e përvjetorit të ditëlindjes.”

Fan Noli shkoi në Shtetet e Bashkuara me një shqipe të thjeshtë, të mësuar në komunitetin shqiptar të Ibrik Tepesë, në Trakën lindore, për t’u bërë më pas njëri ndër lëvruesit më të mëdhenj të gjuhës së tij amtare.

“Mësuesit e mi ishin shkrimtarët e mëdhenj, veprat e të cilëve kisha përkthyer: Shekspiri, Edgar Alan Poe, Servantesi, Ibseni, Omar Khajami dhe nuk duhet të harroj Faik Konicën, një shkrimtar i klasit të parë.”

Post Views: 177
Previous Post

Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së merr Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2020

Next Post

OBSH kundër izolimeve masive: Ndëshkuese për shoqërinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

OBSH kundër izolimeve masive: Ndëshkuese për shoqërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.