Mimoza Kusari Lilës duket se s’po i bashkohet asnjë njeri në përpjekjen e saj për t’u shndërruar në lidere politike në këtë vend.
Siç raportuan mediat edhe Ilir Deda është tërhequr nga përpjekja për të themeluar partinë me Mimozën.
Sipas burimeve tërheqja e Dedës ka ardhur pasi që e ka kuptuar tendencën e Mimozës për t’u bërë kryetare e partisë së re. Mimoza pati ftuar edhe Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun dhe Dastid Pallaskën në parti por të gjithë këta e hodhën poshtë mundësinë e rrugëtimit politik me Mimozën.
Nga personalitet e njohura, me Mimozën është rreshtuar deri më tani vetëm Ali Tafarshiku figurë e njohur në Gjakovë.






















