Procesi i nisur para 6 muajve në verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së ku kanë aplikuar 66 mijë e 339 persona deri tani janë shqyrtuar apo verifikuar 28.365 aplikacione nga pothuajse gjitha zonat operative të UÇK-së. Nga kjo shifër e verifikuar 19.214 persona që kanë pretenduar t’u takojë statusi i veteranit janë refuzuar t’u nihet ky status, me arsyetimin se nuk kanë të dhëna bindëse se ata kanë kontribuar në mënyrë aktive në UÇK.
Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i komisionit për verifikimin e statusit të ish luftëtareve të UÇK-së Agim Çeku.
Ky i fundit pret që deri në fund të këtij viti të përmbyllet i gjithë procesi i verifikimit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















