Është futur zyrtarisht në punimet parlamentare, drafti për Reformën Administrativo-Territoriale.
Ndërkaq, pas konsultimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, drafti tani është futur në Kuvend, si nismë e deputetëve, pasi të drejtën për të propozuar ligje në parlament e ka vetëm qeveria, një grup deputetësh ose 20 mijë firmash.
Sakaq, projektligji tani do të jetë për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve.















