“Nëse opozita nuk jep dakordësinë për reformën në drejtësi, LSI është pro referendumit”. Është kjo deklarata e bërë nga Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas tij “neni 88”, kushti i vendosur nga opozita, po vë në rrezik reformën e që njëkohësisht sjell mos hapjen e negociatave për integrimin në BE.
Në një konferencë para mediave në emër të LSi, Vasili theksoi se kjo forcë politike shpreh pakënaqësinë e saj për mosrealizimin në kohë të kësaj reforme, pasi ajo duhet të ishte miratuar para 2 muajsh.
“Vlerësoj se kriza absurde e rekomandimit 88 nuk mund të vazhdoj të mbajë peng reformën në drejtësi” tha Vasili.
Vasili kishte dy kërkesa:
E para për PD, duke i kërkuar ti drejtohet Brukselit lidhur me rekomandimin 88.
E dyta, nga Brukseli duhet garanci se do të hapë negociatat për anëtarësim edhe nëse reforma në drejtësi kalon pa opozitën.















