• Latest
  • Trending
  • All

Reforma në drejtësi dhe ndryshimet në legjislaturë

08/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Reforma në drejtësi dhe ndryshimet në legjislaturë

08/09/2014
in Lajme, Vendi

Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së nuk përjashton mundësinë për ndërhyrje në Kushtetutë apo referendum ndërsa fton opozitën të jetë në Kuvend. Nishani, sipas saj, po i largohet misionit kushtetues .

Ndërhyrje në ligjin e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Konferencës Gjyqësore, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mënyrës së zgjedhjes së gjyqtarëve, organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë, dhe një sërë ligjesh të tjera do të jenë pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë. Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh anëtare e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi ,shpjegon se ku do të fokusohet ajo që është shpallur si kryefjala e këtij sesioni parlamentar: reforma në drejtësi. Hysi nuk përjashton as ndryshimet kushtetuese apo dhe referendum nëse parlamenti dhe ekspertët e konsiderojnë të domosdoshëm në kuadër të kryerjes së një reforme të thellë dhe të plotë. E ndërsa kritikon Presidentin e Republikës duke i kujtuar atij se një ligj mund të kthehet kur ka shkelje të Kushtetutës. “Kthimi i çdo ligji, edhe kur nuk ka shkelje të Kushtetutës, nuk bën gjë tjetër veç ngadalëson ecurinë e vendit përpara, godet prioritetet kombëtare dhe e largon institucionin e Presidentit nga misioni që Kushtetuta i njeh atij, atë të unitetit të popullit dhe Kryetarit të Shtetit dhe jo të një partie të veçantë”, – pohon ajo. Ligjvënësja e selisë rozë sqaron më tej se në sesionin e ri do të vijojë puna për vënien në zbatim të reformës territoriale ndërsa Grupi Parlamentar i PSsë do t’i kushtojë rëndësi edhe përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, raportet e mekanizmave monitorues vendase dhe të huaja, nismave në mbështetje të grupeve të veçanta si gratë, fëmijët, minoritetet apo njerëzit në nevojë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Zonja Hysi, kryeministri Edi Rama, por dhe kryeparlamentari Meta, në seancën e hapjes së sesionit të ri theksuan se reforma në drejtësi do të jetë prioritet i këtij sesioni. Ku do të fokusohet ajo?

Vetë fjala reformë nënkupton një tërësi përmirësimesh ligjore, organizative dhe institucionale të nevojshme për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe efektiv. Deri më sot ka pasur ndërhyrje që kanë synuar të bëjnë përmirësime të pjesshme ose të zgjidhin ngërçe. Në fakt, sistemi i drejtësisë ka nevojë për një “remont” të thellë. Unë sot nuk mund të jap një përshkrim të gjithë reformës në drejtësi, pasi do të jetë komisioni i reformës dhe grupi i ekspertëve që priten të angazhohen, që do të përcaktojnë kornizën e kësaj reforme dhe fokusin e saj. Një gjë është e qartë: reforma në drejtësi do t’i përgjigjet nevojave që ka sistemi i drejtësisë, publiku, përmbushjes së objektivave kombëtarë për të qenë një vend i denjë evropian. Në kryerjen e reformës në drejtësi do të mbahen parasysh rekomandimet e bëra në raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe që në mënyrë të përsëritur shprehen në progres-raportin e Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

Duke parë kërkesat e publikut, por edhe rekomandimet ndërkombëtare, çfarë ligjesh pritet të ndryshojnë konkretisht?

Sikurse e theksova edhe më lart, kornizën e reformës dhe ligjet që do të ndryshojnë, përmirësimet e nevojshme organizative dhe funksionale do të përcaktohen nga komisioni i reformës së drejtësisë, në bashkëpunim me vetë punonjësit me përvojë të këtij sistemi, ekspertët, profesoratin, organizatat e shoqërisë civile që janë në angazhuara në aspektet e veçanta të drejtësisë, ofrojnë shërbime dhe bashkëpunojnë me të. Por pa dyshim, ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Konferencës Gjyqësore, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve, organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë, dhe një sërë ligjesh të tjera do të jenë pjesë e kësaj reforme që pritet prej kohësh. Shumë prej këtyre ligjeve kanë disa vite që presin të ndryshohen dhe janë vetë punonjësit e drejtësisë që vënë theksin në këtë nevojë. Reforma do të nënkuptojë përmirësime që fillojnë që nga arsimi i lartë juridik, trajnimet dhe kualifikimet e punonjësve të sistemit dhe rritja e aksesit të publikut te drejtësia.

Opozita nuk është pjesë e punimeve të Kuvendit, por ndërkohë ka përgatitur një paketë të vetën me sugjerime sa i përket reformës në drejtësi, do të merren parasysh ato?

Opozita duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi. Sistemi i drejtësisë mund dhe duhet të reformohet me kontributin e të të gjithëve. Padyshim, do të ishte e mirë që vetë profesionistët dhe njerëzit me integritet të sistemit të drejtësisë të nxisnin dhe t’i kërkojnë politikëbërësve që të bëhet reforma me kontributin e të gjithëve. Nuk e konsideroj të dobishme për një opozitë që të mos jetë e ulur në parlament dhe të kontribuojë drejtpërdrejtë në reformë dhe jo me shënime. Megjithatë, është zgjedhja e saj. Do të doja shumë që ajo të ishte në parlament dhe të thoshte fjalën e saj për çdo ligj dhe për reforma kaq të mëdha siç është reforma në drejtësi.

Mendoni se Presidenti do të bëhet sërish pengesë, nuk do firmosë ligjet e miratuara nga mazhoranca?

Presidenti i Republikës ka të drejtë të vendosë veton për një ligj, kur ligji bie ndesh me Kushtetutën. Uroj dhe shpresoj që Presidenti të mos kthejë ligje, nëse nuk ekzistojnë arsyet që Kushtetuta ja njeh si arsye për kthimin e një ligji. E them këtë, pasi veprimtaria e Kuvendit në këtë sesion parlamentar do të jetë e larmishme dhe do të shtrihet në fusha ku reformat janë të nevojshme, të shumëpritura nga ata që na kanë zgjedhur dhe ne i përfaqësojmë në Kuvend por edhe për zhvillimet e vendit. Shumë reforma mund të kenë ndikim në vitet e ardhshme, por vonesa në mosbërjen e tyre mund të ketë pasoja të pariparueshme më vonë. Duke qenë se reforma në drejtësi do të jetë në fokus, asnjë ligj që ka të bëjë me të nuk do të hartohet që të cenojë Kushtetutën. Nëse do të vlerësohet se reforma do të ketë nevojë për ndryshime kushtetuese, është parlamenti që e vendos, dhe nëse është e nevojshme edhe referendumi, bazuar edhe në punën dhe ekspertizën e ekspertëve që do të përfshihen në kryerjen e reformës. Reforma do të ketë edhe mbështetjen dhe konsulencën e misioneve evropiane dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri në mbështetje të sistemit të drejtësisë. Kthimi i çdo ligji, edhe kur nuk ka shkelje të Kushtetutës nuk bën gjë tjetër veç ngadalëson ecurinë e vendit përpara, godet prioritetet kombëtare dhe e largon institucionin e Presidentit nga misioni që Kushtetuta i njeh atij, atë të unitetit të popullit dhe Kryetarit të Shtetit dhe jo të një partie të veçantë.

Sa problem real është kjo përplasje mes institucioneve?

Përplasja institucionale nuk është e dobishme. Ajo që ju thoni përplasje institucionale nuk është reale. Nga ana e parlamentit nuk ka pasur asnjë përplasje institucionale me institucione të tjera, përfshirë edhe Presidentin. Parlamenti ka ushtruar veprimtarinë e tij në mbështetje të Kushtetutës dhe rregullores së kuvendit, qoftë në raport me Presidentit dhe institucionet e tjera kushtetuese. A mund të thuhet se ka përplasje institucionale kur komisioni përgjegjës i kuvendit thërret në seancë Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë për të raportuar për vjedhjen e madhe; kur shkarkoi ish-inspektoren e Inspektoratit të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë që nuk ushtronte detyrat e ngarkuar me ligj dhe injoronte kërkesat e kuvendit për të raportuar; apo kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk vepron për të qeverisur drejtësinë dhe luftuar korrupsionin në radhët e drejtësisë? Nëse opozita dëshiron t’u mbushë mendjen njerëzve se ka përplasje institucionale, mendoj se nuk ka të drejtë dhe kjo dëmton ecjen më të shpejtë të vendit në rrugën e duhur dhe lodh gjithnjë e më shumë shqiptarët. Por publiku është tashmë i ndërgjegjësuar dhe mbështet fort çdo reformë që parandalon korrupsionin, reformën në drejtësi, reformat që sjellin zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Krahas reformës në drejtësi ku do të fokusohet puna e legjislativit, e në mënyrë të veçantë e deputetëve socialistë?

Sesioni i ri parlamentar do të jetë shumë më i ngarkuar sesa ai që lamë pas. Reforma në drejtësi do të jetë kryefjala e punës së parlamentit, sikurse reforma territoriale do të shoqërohet me miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me organizimin e qeverisjes vendore dhe decentralizimin. Gjithashtu, qeveria po funksion në mënyrë të plotë me ritme të larta. Ajo ka ndërmarrë një sërë reformash që nuk janë bërë për 23 vjet. Ky angazhim kërkon edhe angazhimin e parlamentit. Parlamenti në përgjithësi dhe deputetët socialistë në veçanti do të ushtrojmë më mirë edhe funksionimin e kontrollit parlamentar, pavarësisht se qeveria i përket të njëjtës mazhorancë. Falë këtij kontrolli qeverisja do të funksionojë edhe më mirë dhe premtimet elektorale do të përmbushen. Lufta kundër korrupsionit është një aspekt i rëndësishëm që kërkon angazhim shumë të madh edhe të parlamentit. Kontrolli parlamentar dhe roli i kuvendit në këtë aspekt është me rëndësi. Deputetët socialistë do t’i kushtojnë rëndësi edhe përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, raportet e mekanizmave monitorues vendase dhe të huaja, nismave në mbështetje të grupeve të veçanta si gratë, fëmijët, minoritetet apo njerëzit në nevojë.

Bojkoti, deputetja e PS-së: Opozita, e vetmja e dëmtuar

Mazhoranca qeverisëse, si asnjëherë më parë, ka kryer punën e saj në kuvend, duke qenë jo vetëm certifikuese e ligjeve të qeverisë, por ka ndërhyrë shpesh për t’i përmirësuar ato. Deputetja Vasilika Hysi thekson se në kushtet e një kulture të re në marrëdhëniet mes legjislativit dhe ekzekutivit, e vetmja e dëmtuar nga bojkoti është opozita dhe jo jeta parlamentare apo cilësia e ligjeve.

Si e shikoni vendimin e demokratëve për të vijuar bojkotin?

Opozita ka të drejtën e saj që të zgjedhë taktikat dhe strategjitë e të bërit opozitë, por bojkoti nuk është vendim i mirë. Edhe ne në opozitë kemi qëndruar jashtë Kuvendit për disa kohë, por arsyet kanë qenë të ndryshme nga ato që përdor si argumente opozita e sotme. Ne u përballëm me vjedhjen e votës, në seanca plenare na mohohej fjala, në komisione vendosej me forcën e kartonit. Sot, opozita ka një hapësirë shumë më të madhe në komisione, në seanca plenare ka folur më shumë sesa mazhoronca, madje pa respektuar as rregulloren e Kuvendit. Opozita ka fjalën dhe vendi i fjalës së saj, ndër të tjera, është Kuvendi. Bojkoti e dëmton opozitën dhe i heq mundësinë asaj të kontribuojë në politikëbërje.

A cenon kjo jetën parlamentare, meqë një numër i madh ligjesh janë miratuar pa opozitën tashmë?

Jeta parlamentare ka nevojë për mazhorancën dhe opozitën. Kjo është demokracia parlamentare. Është fakt, që në sesionit e kaluar parlamentar janë miratuar shumë ligje më rëndësi. Kjo mazhorancë, në dallim nga mazhoranca e kaluar, ka punuar me përkushtim në hartimin e ligjeve. Ndonëse opozita nuk ka qenë e pranishme në punimet e Kuvendit dhe në komisione, projektligjet nuk kanë kaluar siç kanë kaluar më parë, pa u diskutuar dhe në pak minuta. Projektligjet, ndonëse të konsultuara gjerësisht nga vetë qeveria në procesin e hartimit të tyre, janë diskutuar gjerësisht edhe në komisionet e përhershme parlamentare. Për shumë ligje janë zhvilluar dëgjesa publike, janë ftuar dhe kanë shprehur vlerësime me shkrim ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Çdo projektligj i sjellë nga qeveria është diskutuar me përgjegjshmëri, kur ka qenë nevoja është përmirësuar, sikurse disa nisma janë marrë nga vetë deputetët. Ka pasur debate dhe diskutime profesionale për ligje të veçanta që janë më rëndësi për funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe për reforma të rëndësishme. Kolegë deputetë të opozitës, por edhe jashtë saj, ende nuk duan të besojnë se kjo mazhorancë po krijon një kulturë të re të punës dhe marrëdhënie mes pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, të pa praktikuar më parë. Ndonëse ne jemi mazhorancë në disa komisione, nuk jemi thjeshtë certifikues të ligjeve që sjell qeveria, por ushtrojnë funksionet tona ligjbërëse. Për pjesën më të madhe të ligjeve kemi pasur edhe mendimin e misioneve ndërkombëtare në Shqipëri, të cilat në shumicën e rasteve janë treguar të gatshëm për të na asistuar për ligje të veçanta dhe për çështje sensitive për publikun. Kjo tregon se ligjet nuk kanë kaluar pa vëmendje dhe në shkelje të Kushtetutës, saqë të detyrohet Presidenti i Republikës t’i kthejë në parlament ose të dërgohen nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Tags: ligindryshimetreforma
Previous Post

Pavicevic: Kalimet kufitare me Kosovën janë administrative jo reale

Next Post

Kriza energjitike sjell rritjen e çmimeve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kriza energjitike sjell rritjen e çmimeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.