• Latest
  • Trending
  • All

Reforma në drejtësi: A do t’ia dalë ambasadori Lu?!

19/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Reforma në drejtësi: A do t’ia dalë ambasadori Lu?!

19/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Pas provës së parë të dekriminalizimit, SHBA janë investuar më hapur se kurrë për reformën në drejtësi, e cila sipas Lu-së, do pastrojë nga të korruptuarit gjyqësorin dhe politikën. Dilemat mbi suksesin e misionit të pazakontë diplomatik. Debati mes skeptikëve, sovranistëve dhe mbështetësve

Dekriminalizimi i miratuar në Kuvend dhe në tre muaj nëse gjërat ecin si duhet, shqiptarët do kenë shansin të shohin efektet e ligjit. Me gjasë një numër zyrtarësh të lartë e të zgjedhurish mund ta shmangin kalimin përmes saj dhe të largohen vetë prej sistemit, të tjerë do të kenë shpejt kartelat penale publike. Sigurisht kjo vetëm nëse gjithçka shkon mirë dhe nëse zbatimi nuk çalon. Por ndërkohë ajo që do të garantonte, pas “pastrimit” të pritshëm të kuvendit e zyrave të tjera nga të dënuarit për krime ordinere, mbajtjen pastër edhe prej të korruptuarve të shtresave të larta është reforma në drejtësi. Kjo e fundit është ende në fazë pritje dhe të paktën në bazë të një vendimi të kuvendit ajo është shtyrë deri në qershor të vitit që vjen. Shtyrja sigurisht është pjesërisht në varësi të punës së madhe që duhet bërë për të sjellë në formën më të mirë reformën, por nga ana tjetër lexohet edhe si pjesë e lojës nën dhe mbi dhe për t’i vënë asaj stërkëmbësha.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Edhe pse deri tani askush nuk ka pasur guximin të kundërshtojë parimisht reformën, veç disa gjyqtarëve që e kanë etiketuar si eksperimentale, kjo nuk do të thotë që gjithçka do të shkojë vaj.

Heshtja që ndjell luftë

Në fakt deri tani garancitë më të forta se reforma do të bëhet nuk kanë ardhur prej shqiptarëve. Ambasadorët Donald Lu, SHBA dhe Romana Vlahutin BE e kanë marrë përsipër mbrojtjen e saj dhe vënë theksin në domosdoshmërinë që ajo të kryhet. Diskursi i tyre publik nuk ka lënë ekuivoke: Kushto që del kundër reformës është i korruptuar. Qartazi kemi të bëjmë me një sfidë, që ndryshe nga sa është bërë më herët, kur ambasadat apo institucionet ndërkombëtare kanë qëndruar në prapaskenë dhe nxitur palët të veprojnë,  këtë herë e kanë marrë tërësisht mbi vete. Kjo së pari ka shmangur retorikën bajate të politikës shqiptare mbi reformën. Kushdo që ka folur për të është matur mirë dhe madje në vend të kundërshtimeve kemi pasur sugjerime, opinion për përmirësime e të ngjashme. Nga ana tjetër është e qartë nga ngjyrat e reagimeve që vijnë prej kaheve të ndryshme se pakënaqësitë dhe “beteja” për ta penguar reformën po bëhet në kanale të tjera të komunikimit. Haptazi të gjithë palët janë pro saj, madje kalimi prej Komisionit të Venecias të draftit të parë me sugjerime e ka bërë edhe më pak të kundërshtueshme reformën.

Por nëse ajo rrezikon me të vërtetë njerëzit në krye të sistemit gjyqësorë e në efekt domino edhe politikanët kalimi i saj nuk ka për të qenë diçka kaq e paqtë. Dyshimet se reforma mund të marrë 93 apo më shumë votat që i duhen janë të mëdha, aq më shumë kur publikishte dhe brenda koalicionit qeverisës ka devijime sa i përket çështjeve që ajo prek. Veç grupit të ekspertëve, LSI dhe PD paraqitën opinione të tyre të veçanta mbi çështje të reformës duke bërë kështu të duket se as një nga palët nuk ishte plotësisht dakord me atë që ishte vendosur. Qëndrimet politike po ashtu kanë qenë të ndryshme jo vetëm prej opozitës që ka shprehur disa kundërshti për reformën dhe mënyrën si ajo u formulua. Kryeministri Edi Rama e ka shpallur të pakontestueshme reformën edhe pa opozitën. Madje ai ka pohuar se referendumi do ishte një zgjedhje nëse nuk do ishin votat e mjaftueshme në kuvend. Në anën tjetër LSI edhe përmes ministrit të ri të Drejtësisë Ylli Manjani është në favor të një kompromisi politik. Ndryshe nga sa deklaron kryeministri se reforma është në duar ekspertësh dhe jo të politikës, Manjani foli të enjten e kaluar në opinion për një udhëheqje politike. Opozita ndërkohë nuk është shprehur publikisht nëse do votojë apo jo një reformë ekspertësh ku ndikimi i saj mund të jetë minimal. Por ndërsa duket se gjithçka po shkon vaj dhe shtyrja me 6 muaj i ka dhënë kohë palëve të ripunojnë strategji të tjera politike mos pasja e qëndrimeve të qarta pro dhe kundër paralajmëron muaj të tensionuar në vijim.  Ndërkohë po dje pas një takimi me aleatët e koalicionit qeverisës kryeministri u shpreh sërish me të njëjtën gjuhë mbi reformën. “E cila (reforma) tanimë kalon në një fazë të re, pas mbështetjes së hapur dhe të qartë që Komisioni i Venecias i jep kësaj reforme, si një domosdoshmëri për një ndryshim radikal. Ne jemi të bindur që është përgjegjësi në radhë të parë e kësaj shumice të votuar nga një milion shqiptarë që të çojë përpara një proces për të cilin shqiptarët nuk janë të ndarë, por janë plotësisht të bashkuar. Një proces që t’u japë shqiptarëve mundësinë që tek dyert e drejtësisë të gjejnë drejtësi dhe nga dyert e drejtësisë të mos shikojnë të dalin më si të pafajshëm njerëz që meritojnë ndëshkimin e ligjit”, deklaroi Rama.  Ndërkohë edhe kreu i Kuvendit ishte pozitiv, madje ai beson se ndryshimi do kishte edhe bekim të opozitës.  “Unë besoj se edhe përsa i takon reformës në drejtësi, mazhoranca, përse jo edhe opozita, do të dëgjojnë shqetësimin e qytetarëve shqiptarë dhe do të dinë t’i japin zgjedhje parimore dhe gjithëpërfshirëse kësaj reforme mjaft të rëndësishme, e cila na pret përpara”, tha Meta.

Lu i beson sfidës

Deri dje ambasadorët e SHBA-ve kanë qenë të përfshirë në çështjet shqiptare por gjithmonë përmes një gjuhe diplomatike edhe pse shpesh të ashpër. Donald Lu e ka kapërcyer këtë. Qartazi lëvizja e tij është një ndryshim i politikës së Departamentit të Shtetit në Shqipëri. Ky i fundit duket se ka “dëgjuar” kërkesën e vazhdueshme të opinionit publik për një ambasadë më aktive dhe ka vendosur ta vërë atë në jetë. Kjo është me gjasë pse ndër zërat ende jo të fortë kundër reformës argumenti më i përdorur është ai i “sovranitetit”. Ky i fundit në fakt është krejt absurd nëse merret parasysh se vetë elita drejtuese e shtetit sa herë ka diçka më të rëndë se sa mund të mbajë në krah kthehet nga SHBA për këshillë dhe jo rrallë vendim marrje. Rastet kur kjo është e dukshme dhe e zëshme kanë të bëjnë kryesisht me drejtësinë. Hera e fundit ishte një kërkesë për prokurorë të huaj që do zbardhnin çështjen CEZ për shqiptarët. E parë në këtë sy pretendimet sovranitet, në një kohë kur Shqipëria për shkak të një sistemi të cilit nuk i beson i drejtohet thuajse gjithmonë partnerëve për të zgjidhur çështje të brendshme, është krejt i papeshë. Nga ana tjetër përballë tyre është një opinion publik i cili masivisht i beson më shumë ambasadorëve (sidomos atij të SHBA) se sa të zgjedhurve shqiptarë apo opinion bërësve që janë prej kohësh të etiketuar në krah të njërit apo tjetrës palë.

Kjo, përfshi me gjasë një nevojë për t’i dhënë vendit shtysën e madhe drejt BE, është arsyeja pse ambasadorët dhe veçanërisht ai i SHBA-së kanë marrë rol drejtues në sfidën për miratimin e reformës në drejtësi. Lu vetë e pranonte që ky ishte një raport krejt ndryshe. Në një komunikim në rrjetet sociale me shqiptarët ai ia bëri me dije njërit prej të interesuarve se ishin shqiptarët ata që i kishin ftuar SHBA-të të merrnin rol të ndryshëm nga ai a që përshkruhet në manualet e diplomacisë.

Donald Lu është ambasadori që po e çon këtë rol në një nivel krejt të ri. Aq është i përfshirë ai në ndryshimin e sistemit të drejtësisë në vend dhe aq me zell po e mbron reformën saqë në dialogun e fundit një pjesë të herëve fliste si “shqiptarë”. “…Ne jemi shumica. Ata janë pakica. Ne mund të mos kemi paratë apo banditët që ka mafia, por ne kemi njerëz të zgjuar dhe të ndershëm në anën tonë. Ne do të fitojmë”, iu përgjigj ai njërit prej dërguesve të pyetjeve. Përdorimi i “Ne” në vend të “Ju” tregon se Lu jo vetëm ka marrë një qëndrim, por se e sheh veten pjesë e atyre shqiptareve që kërkojnë ndryshimin e sistemit sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresat ambasadori i ka të mëdha. Me gjasë shumë më të mëdha se një pjesë e shqiptarëve që e tregonin haptazi skepticizmin në dialogun me të, kjo sepse nuk i besojnë klasës politike në vend. “Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt… Kini besim. Ndryshimi po vjen”, e forma të ngjashme u përsëritën disa herë në bisedë.

Ambasadori madje ka të qartë një radhë punësh që do të sjellin këtë ndryshim. “Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje të reja – për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare të Hetimeve, dhe reformën në drejtësi”, shkruante ai duke vënë theksin se duhej që ato pas miratimit të zbatoheshin. Kundërshtarëve të mundshëm të reformës ai u ka bërë me dije se do të shpallen në një mënyrë apo tjetër “të padëshiruar”. Kjo me gjasë i ka tulatur armiqtë e ndryshimit. Lu beson se reforma do të kalojë dhe shqiptarët kanë jo pak besim në ato që thotë ambasadori.

Previous Post

Romeo ÇolRomeo Çollaku: Në zanatin e vetmuar të përkthimitlaku: Në zanatin e vetmuar të përkthimit

Next Post

“Rojet private të bankave kanë precedentë penalë”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Rojet private të bankave kanë precedentë penalë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.