Kolegji Zgjedhor do të marrë sot vendimin për padinë e PS ndaj KQZ që u dha të drejtë 130 njësive administrative.
Në seancën e cila ka nisur gjatë paradites së sotme po dëgjohen palët e përfshira në proçes PS e PD e më pas do të merret vendimi, mbi atë që ka vendosur KQZ.
Përfaqësuesi i PS-së Koli Bele, tha se vendimi i KQZ është i kundraligjshëm.
Por sipas përfaqësuesit ligjor i PD, Spiro Dodbiba padia e ngritur nga PS ka të meta pasi i mungon baza ligjore.
“Kërkesa për referendumet lokale nuk e cënon PS-në. KQZ nuk mund të marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese.KQZ nuk mund të shqyrtojë ligjshmërinë e kërkesave”.
Nderkaq Drejtorja juridike të KQZ, Dëshira Pasko, tha se KQZ verifikon numrin e kërkuesve dhe nëse janë banorë të zones.
Mbledhjen e shkuar Kolegji vendosi që kërkesat e ardhura nga 130 njësi administrative të bëheshin të gjitha bashkë në një padi të vetme.
Vendimi i sotëm vjen në një moment kur ka një debat të madh mes mazhorancës dhe opozitës për ndarjen e re territoriale, por edhe për ndryshimet në kodin Zgjedhor.
















