• Latest
  • Trending
  • All

Real-Atletico supersfida këtë të diel

12/01/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 11 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Real-Atletico supersfida këtë të diel

12/01/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme, sport

Për të dytën herë në histori, Superkupa e Spanjës do të zhvillohet ndërmjet Realit dhe Atleticos së Madridit. Teksa Primera Division shijon pushimet e pazakonta të këtij edicioni në këtë periudhë të vitit, e gjithë vëmendja është përqendruar në Arabinë Saudite, për derbin e famshëm madrilen.

Drejtuesit e Federatës po bëjnë çmos për të imituar kolegët e tyre të Premier League-s në Ishull, me qëllimin e kuptueshëm për të globalizuar futbollin e këtij vendi, megjithatë edicioni i sivjetshëm i Superkupës së Spanjës i kapërceu të gjithë kufijtë e imagjinatës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ky kompeticion ka ndryshuar krejtësisht format dhe të paktën për tre vjet do të organizohet pikërisht sipas formulës aktuale, me katër skuadrat më të mira të Spanjës në edicionin e mëparshëm në Primera Division dhe Kupën e Mbretit. Ky është edicioni i 36-të, sipas statistikave zyrtare të këtij aktiviteti, sidoqoftë, si për ironi të fatit, trofeu do të ngrihet nga një ekip që nuk ka fituar as kampionatin dhe as kupën e këtij vendi.

Ideatori i këtij formati të Superkupës është presidenti aktual i Federatës Spanjolle, 42-vjeçari Luis Rubiales, që siguroi një marrëveshje tepër të majme, me plot 120 milionë euro për tre vjet me vendin saudit. Të gjithë ishin bërë gati për nje “El Clasico” të madhe në Jeddah, në stadiumin “King Abdullah Sports City”, por skuadra e Diego Simeones hodhi në erë planet e sheikëve, duke përfituar në maksimum nga mbrojtja qesharake e Barcelonës, për të fituar takimin me shifrat 3-2. Skuadra katalane, që ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, dominoi për afërsisht 80′ duelin me Atleticon, gjithsesi bardhekuqtë nuk u dorëzuan aspak dhe e ndëshkuan në maksimum formacionin “blaugrana”, duke realizuar dy gola në 10′ e fundit të takimit.

Në “Xhevahirin e Shndritshëm”, siç quhet ndryshe stadiumi 62.000 vendësh në Jeddah, trajneri argjentinas humbi kapitenin Koke, që hyri në fushë si zëvendësues në fillimin e pjesës së dytë, por u largua pas vetëm çerek ndeshjeje për arsye dëmtimi, sidoqoftë “Los Colchoneros” paraqiten në sfidën finale plot besim, pas pesë fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet.

Nga ana tjetër, ndonëse pa dyshen Benzema – Bale, Reali fitoi thjesht ndaj Valencias me rezultatin 3-1, e goli i shënuar në kohën shtesë nga kapiteni i “Los Ches”, Dani Parejo, është i vetmi që ka pësuar ekipi i drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane në katër ndeshjet e fundit. Nëse trajneri francez ka konsoliduar mbrojtjen dhe po mundohet të gjejë hapësira për lojtarët e rinj, skuadra e Diego Simeones, në krahun tjetër, pavarësisht ecurisë pozitive, duket sikur nuk ka më të njëjtën forcë në fazën mbrojtëse, teksa ka pësuar gol rregullisht në tri sfidat e fundit, madje edhe nga kundërshtarë si Real Betis apo Levante.

Në vitin 2014 Atletiko fitoi këtë trofe duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 ndaj Realit të drejtuar nga Carlo Ancelotti. “Los Colchoneros” mungonin në këtë aktivitet pikërisht që nga viti 2014, kompeticion në të cilin “bardhekuqtë” ia kanë dalë mbanë për të triumfuar në 2 nga 6 pjesëmarrjet e tyre të mëparshme, ndërsa klubi “merengues” merr pjesë për herë të 16-të dhe për herë të fundit ka luajtur në gushtin e vitit 2017, kur nën drejtimin e Zizusë “Los Blancos” shkatërruan Barçën me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Skuadra e Atleticos ka bërë më mirë sesa Reali në dy edicionet e fundit në Primera Division, duke u shpallur nënkampione prapa Barcelonës dhe mbajtur poshtë rivalët e përjetshëm të kryeqytetit, gjithsesi në edicionin aktual, për momentin, në Spanjë dy klubet renditen menjëherë njëri pas tjetrit, në vendin e dytë dhe të tretë, me Realin që është në kuotë të njëjtë me kampionët në fuqi, por gjithashtu edhe me plot pesë pikë më tepër sesa ekipi i Diego Simeones.

Këto klube do të ndeshen për herë të dytë në këtë sezon, me sfidën e parë në “Wanda Metropolitano” në fundin e muajit shtator që përfundoi me rrjeta të paprekura. Reali që ka patur një ditë më tepër pushim në dispozicion, po mbush vërtet afërsisht tre muaj pa humbje, 10 fitore dhe 5 barazime në të gjithë kompeticionet, por ekipi “merengues” megjithatë ia ka dalë të fitojë vetëm 1 nga 8 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve në të gjithë kompeticionet. Takimi do të luhet në orën 19:00 dhe i është besuar 36-vjeçarit Sanchez Martinez.//SS

Post Views: 78
Previous Post

Infermierët nga Ballkani/ Në Gjermani është kthyer në biznes fitimprurës

Next Post

Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, William Walker vjen në Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, William Walker vjen në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.